TKEKS

“Tramvaji dëshirë” e Williams, premierë në Teatrin Kombëtar

“Tramvaji dëshirë”, premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental duke filluar nga 15 Prilli, çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të diell në orën 20:00.

“Tramvaji dëshirë” e Williams është e zjarrtë, e papërpunuar, e stuhishme, e dhimbshme, vazhdimisht emocionuese dhe çuditërisht prekëse përgjatë studimit të depresionit që kalon një grua.


Çfarë duhet të dimë për “Tramvaji Dëshirë”?

Ai, është një burrë i fortë dhe i zgjuar, emigrant në Amerikë, me një krenari të përdhosur , në një shoqëri që vazhdimisht ndryshon.


Ajo, është një grua simpatike, e cila lejon që megalomania e saj ta shkatërroj atë, por pas vështrimit krenar të saj, fshihet një viktimë e lehtë, e torturuar nga dashuria, humbjet, jeta e rreme, shpresat dhe vetë jeta. Takimi i Stenli Kovalskit me Blansh Dy Bua, dy karaktere legjendare të dramaturgjisë botërore, rezulton të jetë fatal.


Dy protagonistët kryesor në kryeveprën e Tennssee Williams, na vërtetojnë se refuzimi i realitetit, dëshira për t’u rikthyer tek e pafajshmja dhe arratisja drejt një bote imagjinare, janë mendime dhe dëshira bashkëkohore të cilat shprehin veçanërisht njeriun e kohëve moderne.


“Tramvaji Dëshirë” dëshmon poezinë e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. 


Lëvizjet, mënyra sesi repertori i TKEKS gjarpëron , rrëshket brenda dhe jashtë kohës dhe brenda ndërgjegjes tonë ka arritur në shfaqjen e “Tramvajit”... të kombinojë realizmin me ekzaltimin poetik duke sjellë në skenë një tjetër prej kuarteteve protagonist më të fuqishme të stinës teatrore. Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga dhe Laura Nezha, aktorë me qëndrime të ndryshme skenike, gjallërojnë një histori sa të egër aq edhe të ndjeshme, sa të zgjuar aq edhe tragjike, sa komplekse aq edhe të thjeshtë, me dozën e duhur të butësisë dhe tensionit.


Autor: Tennessee Williams

Përktheu: Adriana Tolka

Regjia: Kiço Londo, Endri Çela, Dajana Nenaj

Kostumografe: Sofi Kara

Skenograf: Beqo Nanaj

Interpretojnë: Myzafer Ziflaj, Ina Gjonçi, Genci Fuga, Laura Nezha, Adriana Tolka, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Ermal Rodi, Xhuliano Brisku.


“Tramvaji dëshirë”, premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental duke filluar nga 15 Prilli, çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të diell në orën 20:00. Rezervoni biletat tuaja në numrat: 0695717746 / 042278158


(Portali Shkollor)

695 Lexime
3 vjet më parë