RRËFIM

“Unë dhe heshtja ime”

“Të gjithë së bashku do të mposhtim këtë heshtje duke duartrokitur”- një reflektim aktual nga Besnik Alili, profesor i ciklit të ulët pranë shkollës fillore komunale “Përparimi" Reçicë e Madhe-Tetovë.


"Jeta është një roman kurse ne njerëzit jemi personazhët më pozitiv të kohës.


Derisa pranvera vazhdon të tingëlloj ëmbël me ritmin e saj melodik ne përballemi me një heshtje të panjohur që i jep një kuptim krejt ndryshe jetës tonë.


Në shkollë nuk ndëgjohet zilja e shkollës e as buzëqeshja e ëmbël fëmijërore.


Por neve misioni ynë si mësimdhënës na obligon që të realizojmë mësimin online nga distanca duke përdorur mjete të ndryshme teknologjike përmes një llojshmërie aplikacionesh .


Kjo heshjtje vuri në pah një parametër të rendësishēm se edukimi i fëmijëve nuk është vetëm përgjegjësi e shkollës por e përbashkët midis prindit dhe mësuesit.


Sot është më se e nevojshme se kurrë që t’i japim mbështetje njëri-tjetrit në një kohë kur jemi të distancuar nga nxënësit, kolegët, motra, vëllai, prindërit dhe miqtë tanë.


Të gjithë ne duhet të pranojmë të shkuarën si të shkuar dhe të sotmen si përfitimin më të mirë të mundshëm për veten dhe të afërmit tanë.


Jeta është një sfidë për atë që din të guxojë, të luftojë, të fitojë.


Një gjë është e sigurtë të gjithë së bashku do të mposhtim këtë heshtje duke duartrokitur mjekun, mësuesin, vëllain, motrën, prindërit dhe miqtë tonë".



Nga BESNIK ALILI- Profesor i ciklit të ulët pranë shkollës fillore komunale “Përparimi" Reçicë e Madhe-Tetovë. Ish studentë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” -Elbasan.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat erezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

 

2,526 Lexime
3 vjet më parë