RRËFIM

Virus largohu! Më ka marrë malli për një përqafim

Rebeka Gjata është nxënëse në klasën e dhjetë. Nëpërmjet këtij shkrimi, ajo ka vendosur të ndajë me ne se si e ka përjetuar këtë periudhë, si i janë dukur këto tre javë shkollë. Për më shumë lexoni shkrimin e mëposhtëm.

Viti i ri shkollor filloi, dhe si çdo vit tjetër e prisnim edhe këtë me entuziazëm .Unë që po tregoj një pjesë të ditës ose rutinës time, quhem Rebeka Gjata. Këtë vit jam në vit të parë.


Është një eksperiencë e re për mua. Përshtatja është tepër e vështirë dhe nuk mund të them se po kalojmë aq bukur sa e kemi pritur. Jemi vitparista dhe e gjithë ajo çka kishim ëndërruar dhe menduar u shkatërrua për një çast të vetëm . Pothuajse nuk e njohim një pjesë të klasës .E kemi të vështirë të flasim dhe vështirësia sa vjen dhe rritet. I nënshtrohemi disa rregullave që shpesh nuk na pëlqejnë, por jemi të vetëdijshëm se janë për të mirën tonë. Sa për shëndetin mendor ka ndikuar tek të gjithë ne kjo situatë.


Ne mund të jemi të fortë nëse i mbajmë forcat tona kundërr stresit. Kur e mendojmë jemi thjesht një metër larg, një përqafim nga shokët apo miqtë e rinj. Një armik i padukshëm ka hyrë mes nesh, i shpejtë dhe vdekjeprurës. Shumë aktivitete shkollore u anuluan, çdo festë e mundshme po ashtu .

Ne duhet të jemi të fortë emocionalisht. Asgjë nuk është e pamundur, nuk është e përhershme asgjë, madje as ky virus. Pra, nuk mund të themi se marrëdhënia jonë me Covid-19 dhe shkollën është shumë e mirë, doja të shprehesha se po përpiqemi ta kemi pjesë të shoqërisë tonë , por vetëm për këtë periudhë. Themi të jemi shok, sepse ne e dimë se sapo e gjitha kjo të mbarojne do të jemi përsëri aty të lirë pa maska.


NE DO JA DALIM!

Do ja dalim sepse kemi miq, shokë  që janë pranë nesh. Nuk jemi vetëm, jemi të gjithë së bashku në ketë luftë kundër këtij virusi. Vështirësi për ne, vështirë për mësuesit dhe frikë për prindërit. Por duhet të sakrifikojmë për një të ardhme të bukur. Ç'është e vërteta disa kanë frikë, disa e marrin me sportivitet ,disa ndjekin rregullat me përpikëmëri, dhe disa të tjerë nuk i zbatojnë fare. Jemi pjesë e një shoqërie ku ndonjëherë jo vetëm nuk mendojmë për të tjerët, por as edhe për shëndetin tonë.


Të flasim për shkollën!


Ja kalojmë mirë në shumicën e kohës.Ndonjëherë përhumbem në ato mendimet e shumta. Orët shpesh janë të mërzitshme të lodhshme.


 Mos po zgjat shumë?


Apo ka filluar të largohet? 


Apo mos vallë u mësuam me idenë se të pasurit virus afër?


 U mësuam me idenë e mbajturit maskë, tashmë u bënë pjesë e rutinës sonë të përditshme. Të gjithë e dimë që po jetojmë një jetë jo të zakonshme. Ne jemi në adoleshencë, jemi pikërisht në moshën më të bukur dhe nuk po e shijojmë dot atë.


Por ç'vlerë ka të shkosh në klasë e të rrish veçmas në një karrige?

 Vërtet është një sëmundje e padukshme, por ka  ndryshuar jetën e gjithsecilit prej nesh .Nga njëra anë duket sikur na mësoi disa rregulla për higjienën tonë, por këto rregulla na distancojnë, na krijojnë distancë sociale. Nuk ka gallata me njeri -tjetrin. Më ka marrë malli për një përqafim të ngrohtë, mezi po e pres atë ditë!



Nga: Rebeka Gjata, nxënëse në klasën e dhjetë

  Gjimanzi "Raqi Qirinxhi", Korçë

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,401 Lexime
3 vjet më parë