Xhudo

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e artë edhe në Paris

Xhudistja shqiptare nga Peja, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Paris, pasi ka arritur të mposhtë të gjitha kundërshtaret e saj. Kelmendi e nis mbarë këtë vit duke fituar një tjetër medalje.

Xhudistja shqiptare nga Peja, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Paris, pasi ka arritur të mposhtë të gjitha kundërshtaret e saj. Kelmendi e nis mbarë këtë vit duke fituar një tjetër medalje.

Majlinda Kelmendi mundi në finale japonezen Natsumi Tsunoda.

Xhudistja më e mirë e vitit 2016 ka treguar se mbetet e tillë edhe këtë vit, duke e nisur me një sukses të merituar në Paris.

Japonezja Tsunoda kishte mposhtur në finale xhudisten tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi. Ndërsa Kelmendi para se të mbërrinte në këtë finale, kishte triumfuar ndaj kanadezes Ecaterina Guica në çerekfinale dhe ndaj amerikanes Angelica Delgado në gjysmëfinale.

Biografi

Majlinda Kelmendi ka lindur më 9 maj 1991.  Është xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë 52 kg.

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”.

2,776 Lexime
7 vjet më parë