Studimi

Zbulohet “sekreti” i trurit?

Studimi tregon se si mund të bëhen plane të paprogramuara fillimisht, duke hedhur dritë mbi mekanizmat e brendshëm të trurit njerëzor.

Zbulohen “sekretet” e trurit për të njohur fytyrat njerëzore. Kjo u bë e mundur falë një programi të inteligjencës artificiale.

Ishte shkencëtari Tommaso Poggio i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts, në bashkëpunim me Fabio Anselmi, i Institutit Italian tëTeknologjisë, që bënë këtë zbulim.

Studimi tregon se si mund të bëhen plane të paprogramuara fillimisht, duke hedhur dritë mbi mekanizmat e brendshëm të trurit njerëzor.

Pavarësisht progreseve të mëdha të bëra këto vite në zhvillimin e programeve të frymëzuar nga truri jonë dhe të aftë të njohin fytyra e objekte të pranishme në foto, shumë pak dihet mbi saktësinë e mekanizmave të vërtetë cerebralë. Por duke zhvilluar një program të inteligjencës artificiale, të bazuar në modelin e sistemit nervor, shkencëtarët kanë arritur në një përfundim që hedh dritë në funksionimin e trurit.

Duke vënë në punë programin e njohjes së fytyrës shkencëtarët kanë zbuluar se programi kishte zhvilluar disa pasazhe të paparashikuara nga programuesit por të nevojshëm për të arritur objektivin. Një pronësi që doli në mënyrë spontane dhe që mund të jetë fryt i një mekanizmi të brendshëm ekzistues edhe në trurin e njeriut në bazë të inteligjencës. Edhe pse zbulimi nuk tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë çfarë ndodh vërtetë në tru studiuesit mendojnë se është një provë e fortë që tregon se jemi në rrugën e duhur.

1,527 Lexime
7 vjet më parë