Udhëzuesi i ri

Udhëzues metodik për zbatimin e kurrikulës së re, klasat I-V

Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të arsimit fillor, që po e zbatojnë këtë kurrikul. Ky udhëzues u shërben specialistëve të arsimit dhe drejtuesve për të monitoruar ose për të mbështetur mësimdhënien në këtë cikël shkollimi si edhe prindërve për qëllime informimi.

Qëllimi i udhëzuesit

Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të arsimit fillor, që po e zbatojnë këtë kurrikul. Në këtë dokument, mësuesit gjejnë:

  • udhëzime dhe sqarime për zbatimin e kurrikulës së re;
  • modele të planifikimit vjetor, të një periudhe dhe të planifikimit ditor;
  • udhëzime për vlerësimin e nxënësve;
  • modele për kuptimin e temave ndërkurrikulare dhe të projekteve;
  • udhëzime për krijimin dhe vlerësimin e portofolit të nxënësit etj.


Ky udhëzues u shërben specialistëve të arsimit dhe drejtuesve për të monitoruar ose për të mbështetur mësimdhënien në këtë cikël shkollimi si edhe prindërve për qëllime informimi. 


Udhëzuesi i shërben:

  • Mësuesve për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe të arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj.
  • Specialistëve të arsimit për të monitoruar dhe për të mbështetur shkollat.
  • Prindërve për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe të kritereve të vlerësimit në periudha të caktuara.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.    

8,249 Lexime
6 muaj më parë