4 ushqime që përmirësojnë kujtesën tuaj
Një studim i fundit i publikuar në revistën Alzheimer & Dementia tregon se është gjetur një dietë e re e quajtur “Dita e Mendjes” që mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer.
Nëse shumica e ditëve tua fillojnë me kërkimin e çelësave nëpër shtëpi, apo duke shkuar nga dhoma në dhomë duke mos e kujtuar arsyen se përse jeni në atë dhomë, ju do të jeni të interesuar për ta lexuar këtë artikull.
Hulumtuesit sugjerojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë përmirësimin e kujtesës që është e lidhur me moshën.
Një studim i fundit i publikuar në revistën Alzheimer & Dementia tregon se është gjetur një dietë e re e quajtur “Dita e Mendjes” që mund të reduktojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer.
Këto janë ushqimet më të mira për trurin tuaj:
Peshku i yndyrshëm
Ushqimi i detit ofron të paktën dy ushqyes të cilët ndihmojnë për të mbajtur mendjen të kthjellët: yndyra omega-3 dhe vitamina D. Hulumtimi i Universitetit Tufts gjeti se njerëzit të cilët kishin ngrënë peshk si: salmon dhe tunë, kishin reduktuar rrezikun nga formimi i sëmundjes Alzheimer me 40%.
Acidet yndyrore të omega-3 përmbajnë DHA dhe EPA, të cilët janë në përqendrim të lartë në tru dhe janë të rëndësishëm për funksionin e trurit. Peshku i yndyrshëm është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës D, dhe studime të shumta tregojnë se vitamina D mbron trurin.
Perimet me gjethe jeshile
Të ngarkuar me vitaminë K, zarzavatet të tilla si: spinaqi dhe lakra jeshile ngadalësojnë rënien e njohjes në tru. Sipas një studimi të ri nga Universiteti Rush Medical Center, njerëzit të cilët kishin ngrënë 1 deri në 2 barishte në ditë kishin fituar aftësinë njohëse të një personi 11 vjet më të ri.
Vaji i ullirit
Një arsye më shumë pse vaji i ullirit është një zgjedhje e mençur: Është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, antioksidantë shumë të fuqishëm të cilët mund të ndihmojnë në parandalimin dhe largimin e sëmundjeve të lidhura me kujtesën. Hulumtimi i publikuar në revistën Alzheimer’s Disease gjeti se vaji i ullirit përmirëson të mësuarit dhe kujtesën.
Boronica
Kjo kokërr e kuqe përmban një anti-oksidant - anthocyanin - i cili është shumë i shëndetshëm për trurin tuaj. Hulumtimet e fundit nga Universiteti Tufts gjetën se anthocynin-et mund të kalojnë pengesën gjak-tru, duke i mbrojtur kështu qelizat e trurit nga oksidimi dhe duke rritur komunikimin në mes të neuroneve të trurit.
Një studim në Harvard i më shumë se 16.000 grave të moshës 70-vjeçare arriti në përfundimin se gratë të cilat kishin konsumuar 2 apo më shumë gota lëng boronice në javë kishin mbetur me një mendje më të mprehtë se ato të cilat nuk kishin pirë apo ngrënë boronica fare.
Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se boronicat ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës afatshkurtër.
(Portali Shkollor)
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Lëng shege apo portokalli...?
Ushqimi me vete në shkollë/ Regjimi shkollor reflekton në ushqimin e fëmijëve tanë