Ja disa rregulla se si ruhen produktet në frigorifer

Me siguri që edhe ju ka ndodhur që një produkt pasi e keni ruajtur në frigorifer nuk ju duket më me shijen e fillimit. Nuk arrini ta kuptoni se çfarë ndodh por jeni të sigurtë që nuk është si më parë

Me siguri që edhe ju ka ndodhur që një produkt pasi e keni ruajtur në frigorifer nuk ju duket më me shijen e fillimit. Nuk arrini ta kuptoni se çfarë ndodh por jeni të sigurtë që nuk është si më parë. Kjo ndodh për shkak se edhe ruajtja në frigorifër e produkteve ka disa rregulla të cilat bëjnë të mund që ushqimet te ruajnë shijën dhe të mos marrin aromë nga produktet e tjera që ndodhen në frigorifer. Për këtë ju mund të shikoni më poshtë disa nga produktet që nuk  mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, produkte që duhen vendosur në qese plastmasi dhe produkte të tjera që nuk duhen mbyllur hermetikisht.

Rregullat që duhen të ndiqen për mirëmbajtjen janë:

1-      Nuk duhet në asnjë mënyrë të vendosen në frigorifer gjëllërat e ngrohta, sepse avulli ndikon shumë në temperaturën e ngrirjes, aftësinë e ftohjes dhe shkakton erëra të pakëndshme tek ushqimet e tjera që ndodhen në frigorifer.

2-      Nuk duhet të vendosen manderina, portokalle, limonë... pranë vezëve. Përse? Sepse vezët kanë aftësi të thithin aroma të forta.

3-      Djathërat për shkak të erës që mbartin duhet të mbahen në qese plastmasi.

4-      Pjeshkët, pjepërat, peshqit, prodhimet e sallamërisë për shkak të erës është mirë të vendosen në qesë ose në enë qelqi.

5-      Vezët nuk duhet të mbështillen sepse ndalohet qarkullimi i ajrit.

6-      Frigoriferi nuk është mirë të hapet shpesh.

Më poshtë ju paraqësim mënyrën e vendosjes së produktevetë ndryshme në frigorifer. Vendosja e tyre bën që frigoriferi të jetë i rregullt.

Në pjesën e sipërme ku temperatura është me e madhe vendosen ato produkte  që duan temperaturë të ulët, të tilla si: mishi, peshku etj. Ndërsa në pjesën eposhtme vendosen ato produkte që duan temperatura më të larta, të tilla si: zarzavatet, frutat etj.

Qumështi mund të ruhet shumë mirë disa ditë pa u zier, nëse është hermetikisht i mbyllur.

Gjalpi për përdorimin e përditshëm ruhet në kutinë e tij. Por nëse duam që gjalpin ta ruajmë për një kohë të gjatë duhet ta mbështjellim me celefon dhe më një letër ngjyrë blu e cila eviton dritën.

5,069 Lexime
8 vjet më parë