SHËNDETI

Shëndeti i mirë përmes ushqyerjes dhe aktivitetit fizik

Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm tek fëmijët. Ndiqni vetëm pesë rregulla për t'i ardhur në ndihmë fëmijës suaj.

Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm tek  fëmijët. Njerëzve që u intereson të kujdesen si prindërit, mësuesit, doktorët etj, duan të dinë si t’i ndihmojnë nxënësit e tyre të jenë të shëndetshëm.

Të jesh në kushte të mira shëndetësore do të thotë se po ushqehesh mirë, bën shumë aktivitet fizik (ushtrime) dhe ke një peshë që i përshtatet moshës, gjinisë dhe gjatësisë. Nëse fëmija juaj është i shëndetshëm, trupi i tij funksionon mirë, ai ndihet i fuqishëm, është produktiv në mësime dhe mund të bëjë shumë aktivitet fizik. 


Mirëqenia e fëmijës eshtë e gjitha në dorën e prindit dhe mësuesit, si psh, vaktet e shëndetshme që duhet t’i jepen fëmijës me vete në shkollë, apo një shëtitje me biçikletë.

Më poshtë ju rendisim pesë rregulla, si të ndikojmë në mirërritjen e fëmijeve. Këto rregulla duhen ndjekur në pjesën më të madhe të kohës, sigurisht edhe duke i toleruar në raste të veçanta.


1.Fëmijët duhet të hanë shumëllojshmëri ushqimesh

Fëmija juaj mund të ketë një ushqim të preferuar, por suksesi arrihet atëhere kur e bën fëmijën të ha nje larmishmëri ushqimesh. Nëse fëmija konsumon ushqime të ndryshme, atëherë ai i merr të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten. E këshillueshme është të ha pesë porcione frutash dhe perimesh në ditë- dy frutash dhe tre perimesh.

Ja një kombinim:

Në mëngjes: Luleshtrydhe nç çerealin e fëmijës suaj;

Në darkë supë me perime;

Snak: një mollë;

Për darkë: kombinime perimesh ndër të tjera.


2-Mësoni fëmijën tuaj të pijë Uje dhe Qumësh. 

Fëmijës i duhet shume kalcium për të ndërtuar kocka të forta, sepse qumështi është shumë i pasur në minerale. Lind pyetja sa shumë i nevojitet? Nëse fëmija është 4-8 vjeç, nevojiten 2½ gota qumësht në ditë. Nëse fëmija është 9 vjeç ose më i rritur, 3 gota qumësht në ditë. Ose nëse fëmija juaj nuk e pëlqen qumështin mund t’ia kombinoni me ushqime, të pasura në kalcium, por jo me ushqime të konservuara. Një zgjedhje e zgjuar  mund të ishte edhe kosi i frutave, që parapëlqehet nga fëmijët.

Nëse fëmija kërkon të konsumojë diçka ndryshe nga qumështi, ose uji, mund t’i jepni leng  frutash 100% të freskët dhe jo të konservuar. Shmangini pijet me sheqer, me gaz, sepse ato përmbajnë shumë sheqer të shtuar, që thjesht të japin kalori, por jo vlera të tjera ushqyese.


3-Dëgjoni trupin e fëmijës suaj

Mësoni fëmijën tuaj mos e lejë asnjëherë stomakun të zbrazur, por nga ana tjetër edhe mos hanë më shumë se çduhet. Ndonjëhere, fëmija juaj mund të ha ushqimin e preferuar, më shumë nga çe lejon organizmi i tij, dhe kjo i bën të ndihen jo mirë, humbasin përqëndrimin, humbasin energjinë etj. Gjithmonë e më shumë po flitet për obezitetin, që prek fëmijët. Përgjegjësit kryesor të këtij fenomeni janë prindërit dhe mësuesit, të cilët duhet të vendosin theksin tek mirëushqyerja dhe të krijojnë “edukatën e të ngrënit”.

4-Koha e kaluar përpara mjeteve elektronike

Çfarë është koha e kaluar përballë mjeteve elektronike? Është koha e shpenzuar përballë televizorit, ose DVD-ve, koha që fëmija shpenzon në lojëra kompjuterike, koha që mbajnë celularët ndër duar, tabletat, kompjuterin. Sa më shumë kohë të kalojë nëpër këto aktivitete “përtace”, aq më pak do ketë kohë për aktivitete të tipit: basketboll, biçikletë, not etj. Fëmija duhet të shpenzojë më pak se dy orë përpara ekraneve të telefonit, televizorit, kompjuterit, ipad-it. Por, mos harroni, këtu nuk përfshihet koha që ai shpenzon në shkollë përballë këtyre mjeteve për efekt mësimi. 

5-Nxitini fëmijët tuaj të jenë aktivë

Një nga detyrat e prindërve dhe mësuesësve është të evidentojë cili është aktiviteti i preferuar i fëmijiës suaj. Dikush pëlqen basketball-in, dikush tjetër futbollin, dancin, karatenë etj. Gjeni një mënyrë që fëmijët ta ushtrojnë shpesh këtë aktivitet, tre herë ose më shumë ne javë, nëse nuk është mundësia për ta ushtruar çdo ditë. Ju mund të shkruani edhe një listë që të përmbajë gjërat që fëmija juaj duhet të bëjë, për t’i thënë fëmijës: “Mjaft lojërave në kompjuter, është koha për t’i zhvendosur në natyrë.”


Bashkëpunimi mes mësuesit dhe prindit është shumë i rëndësishëm për të kuptuar nevojat e fëmijës. Ky bashkëveprim është hallka më e rëndësishme për mbarëvajtjen e fëmijës suaj. 

Ndiqini këto pesë rregulla dhe do jeni më të lumtur bashkë me fëmijën tuaj.


(Pëktheu nga Mary L Gavin, P.Shtini)

11,642 Lexime
5 vjet më parë