Gjermani

5 miliardë euro për infrastrukturën digjitale në shkolla

Gjermania planifikon të investojë 5.6 miliardë euro për pesë vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojë dhënien e mësimit përmes teknologjisë. Rreth 40.000 shkollave do iu ofrohet internet mjaft i shpejt, akses në wireless si dhe tablet e kompjuter.

Gjermania planifikon të investojë 5.6 miliardë euro për pesë vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojë dhënien e mësimit përmes teknologjisë. Rreth 40.000 shkollave do iu ofrohet internet mjaft i shpejt, akses në wirelesssi dhe tablet.

Ministri i Arsimit tha se plani i investimit kërkon të miratohet nga kabineti i kancelares Angela Merkel. Kjo është një tjetër shenjë që Gjermania është tepër e gatshme për të shpenzuar një buxhet rekord në infrastrukturën e edukimit.

“Ne duhet të bëjmë një hap më tepër për të përmirësuar mësimin në mënyrë digjitale”, -tha Johanna Wanka, duke shtuar se guvernatori do t’i mundësojë fondin për 16 vendet federale të cilat janë të ngarkuara për edukimin në Gjermani. Statistikat tregojnë se më pak se 2% e nxënësve mund të përdorin kompjuterët në shkollat e tyre.

Fondi internacional Monetar (IMF) si dhe Organizitat për bashkëveprimin dhe zhvillim ekonomik (OECD) ka disa vjet që inkurajon Gjermaninë të investojë në shërbime publike dhe private. Gjithashtu edhe aleatët siç janë SHBA dhe Francë i kanë bërë thirrje të hapin fondet e tyre dhe qeveria ka reaguar duke rritur shpenzimet në infrastrukturë dhe akomodimin dhe integrimin e një rekordi të madh refugjatësh.

Një tjetër përmirësim për Gjermaninë është se kabineti ka pranuar propozimin ditën e mërkurë për të ulur taksat ndaj të ardhurave me 6.3 miliardë euro në 2017 dhe 2018. Plani i cili është  publikuar javën e kaluar ka si qëllim që të rregullojë “progresionin e ftohtë” në sistemin e taksave. E thënë me pak fjalë nëse dikush merr një rritje page mund të përfundojë në taksim të përgjithshëm të pagave, sipas ligjeve Gjermane. 

1,563 Lexime
7 vjet më parë