INTELIGJENCA

A është inteligjenca, një mallkim?!

Shumë nga njerëzit mendimtarë nuk ia dalin të jenë plotësisht të lumtur. Ata janë tepër të ashpër me veten dhe kanë flash-back në gabimet e të shkuarës. Pellgje të pambyllura ndenjash faji që prodhojnë shkëputje dhe emocione negative.

Ndoshta ky titull ngjan i çuditshëm, ndoshta po aq sa e çuditshme dhe e pakuptimtë u duket kjo botë, njerëzve të zgjuar. Shumë nga njerëzit mendimtarë nuk ia dalin të jenë plotësisht të lumtur. Ata janë tepër të ashpër me veten dhe kanë flash-back në gabimet e të shkuarës. Pellgje të pambyllura ndenjash faji që prodhojnë shkëputje dhe emocione negative.


Njerëzit inteligjent analizojnë çdo gjë dhe gjithçka dhe kjo mund të jetë mbytëse, sepse dhunshëm të shpie në skuta konkluzionesh frustruese. Me “shpatën e analizës” ata vënë gjithçka në dyshim, aty ku çdo budalla do të ishte i sigurt.


Sa herë mes nesh kemi thënë se ai që nuk di apo nuk e vë trurin në punë, fle i qetë si qingj. Sa më i zgjuar të jesh, aq më shumë “antena” do të ngresh; dhe sa më shumë antena të mbash ngritur, aq më shumë sinjale do të kapësh; më shumë sinjale, do të thotë më shumë të panjohura; më shumë të panjohura do të thotë më shumë nxitje që ti zgidhësh… E meqë zgjidhja nuk është gjithmonë në dorën tonë, ajo që na mbetet është thjesht vuajtja.


Aq sa shumë shpesh kemi thënë “ç’mu desh”, duke menduar se është më mirë të mos dish asgjë. Sepse të mos dish asgjë, baraz një gjumë i mirë. Ndaj shpeshherë të mbyllim një sy, është shpëtim. Madje çelësi i njerëzve të zgjuar është të mësojnë të njohin çastet kur i lejohet të luajnë “rolin e budallait”.


Njerëzit inteligjentë ndjejnë mungesën e një komunikimi të mirë. Duke qënë se kanë shumë pak linja kuptueshmërie me të tjerët, gjenden shpesh të keqkuptuar dhe vetëm. Standartet e tyre të larta, ia bëjnë tepër të vështirë marrjen e kënaqësive, në rrugëtimin drejt ideales. Shumë shpesh njerëzit e zgjuar gjenden vetëm edhe pse e kanë të vështirë të marrin vendime, duke shpresuar si idiot tek perfeksioni që nuk ekziston.


Dhe nëse do të flasim për krijimin e një familjeje, atyre mund tu uroj vetem “pac fat” në gjetjen e një partneri intelektual.


E megjithatë, sekreti është të jesh në paqe me veten dhe me standartet që ke zgjedhur të rrethohesh. Por mbi te gjitha besoj se bota është krijuar me mekanizma të tillë të nivelit mesatar dhe çelesi është tek hedonizmi magjik i përshtatjes. Në të kundërt, të pret shfaqja alegorike e “Mitit të shpellës së Platonit”, ku personazhi do të ndihet i marrë, i pavend dhe i përbuzur.


A është inteligjenca një mallkim?!



(Meri Dishnica; Portali Shkollor)

4,159 Lexime
4 vjet më parë