TË MËSUARIT ME MASKË

A mund të jepni mësim në mënyrë efektive duke mbajtur një maskë në fytyrë?

Në pamje të parë, mbajtja e maskës është një problem shumë i madh, sepse nxënësit duhet të shikojnë shprehitë e fytyrës së mësuesit, për t’i kuptuar sa më mirë. Ju ofrojmë disa mënyra si të shpjegoni duke mbajtur një maskë.

Në pamje të parë, mbajtja e maskës është një problem shumë i madh, sepse nxënësit duhet të shikojnë shprehitë e fytyrës së mësuesit, për t’i kuptuar sa më mirë.


Ata duhet të jenë në gjendje të deshifrojnë nuancat në shqiptimin tuaj, diapazonin e zërit dhe intonacionin. Ata duhet të jenë në gjendje të njohin zhgënjimet dhe kënaqësitë, entuziazmin dhe konfuzionin, së bashku me një milion shenja të tjera joverbale. Ata duhet të kuptojnë pse keni bërë pushim apo përse vëzhgimi juaj është hedhur diku tutje. Shumëçka do të humbasë. Ndaj, mbajtja e maskës nuk është pjesë e një situate krejtësisht normale. 


Përmes këtyre këshillave, ju mund të ruani efikasitetin e mësimdhënies. 


1- Flisni më pak

Në rrethana normale, shumica e mësuesve flasin shumë. Ata shpjegojnë shumë, si dhe ripërsërisin. Ata rrëfejnë, kujtojnë dhe përsërisin pa pushim. Në këtë mënyrë, mbajtja e një maske bëhet shumë shqetësuese. Ndaj, duhet të flisni më pak. Mjafton që të shpjegoni gjithçka rreth temës mësimore, sa më thjeshtë të jetë e mundur. 


2- Ilustroni gjithçka

Në vend që të flisni, veproni, ilustroni gjithçka, të paktën derisa nxënësit tuaj të jenë në gjendje të kryejnë të njejtat aktivitete vetë. Ju mund të përfshini disa fjalë përshkruese ndërsa krahasoni, por krahasimi në heshtje është veçanërisht i efektshëm. Imitimi është një nga mënyrat më të mira. 

Krahasimi nuk nënkupton kufizimin e vetvetes në modele të përcaktuara dhe procedura të përsëritura vazhdimisht. Ju këshillojmë të përdorni një projektor, i cili do ju ndihmojë të flisni më pak, por të shpjegoni më shumë. 


3- Mësimdhënie e pavarur

Gjatë COVID-19 nxënësit duhet të mësohen të pavarur. Kjo kërkon shumë pjekuri, përqndrim nga ana e nxënësve, një kohë më të gjatë në dispozicion. Gjeni mënyrat për të kuptuar nëse nxënësit ju ndjekin dhe ju kuptojnë. Pajisini nxënësit tuaj me përgjegjësinë për punën dhe ndiqini në distancë. 


Distanca fizike do ju krijojë shumë vështirësi. Korridoret do ju duken të ftohta. Gumëzhitja nuk do të jetë si më parë, por ju duhet të gjeni gëzim për t’i ofruar nxënësve tuaj një ambient sa më të ngrohtë. 



Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: smartclassroommanagement.com


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,649 Lexime
3 vjet më parë