Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Informacionin për arritjet e fëmijës tuaj për të gjitha periudhat e vitit shkollor (në çdo kohë) dhe jo vetëm, e shihni nëpërmjet portalit të shërbimeve publike “e-Albania”. Hapat që duhet të ndiqni i gjeni më poshtë.
Prindër ja si të futeni në SMIP, përmes e‑Albania për të marr fletat informuese të tremujorëve, dëftesa/raporte shkollore etj, për fëmijët tuaj.....
Me përfundimin e periudhës së parë, të dytë e të tretë mësimore, prindërit duhet të njihen me ecurinë dhe rezultatet mësimore të fëmijëve të tyre, dhe jo vetëm (edhe me dokumente të tjera). Për këtë qëllim, fleta informuese e nxënësit është e disponueshme online dhe mund të shkarkohet përmes platformës zyrtare e-Albania.
Dokumenti pasqyron vlerësimin e arritjeve për periudhën përkatëse dhe sigurohet nga prindi ose kujdestari ligjor duke u identifikuar në portalin e-Albania dhe duke aksesuar shërbimet arsimore përkatëse. Fleta informuese gjenerohet nga sistemi arsimor dhe mund të ruhet ose printohet në format PDF.
Hapat që duhet të ndiqni për të hapur fletët informuese të fëmijës tuaj janë këto:
1. Logohu në e-Albania/ https://e-albania.al
2. Identifikohuni me ID dhe fjalëkalimin tuaj
3. Klikoni tek “Hapësira ime”
4. Klikoni “Dokumentet e mia”
Në këtë hapësirë ju do të keni një dokument me emrin “Fleta Informuese”, e cila pasi të shkarkohet do të jetë e ruajtur si dokument në telefonin apo kompjuterin tuaj.
Shihni videon këtu për një shembull tërheqje dokumenti:https://www.youtube.com/watch?v=_i3NHe42Whc
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
"Ma hiqni qafe atë plan ditar"
Edukimi seksual në shkolla, pse vazhdojmë t’i trembemi nevojës reale për informimin e fëmijëve dhe të rinjve?