A mund të ketë vetëm miqësi mes një djali dhe një vajze?
Ka disa kufizime, të cilat mund të pengojnë që kjo marrëdhënie të jetë jetëgjatë: mund të shfaqet tërheqja seksuale te djali për shoqen e vet apo e kundërta (gjë që do të prishte barazinë).
Pyetja e adoleshentit: Është e mundur që mes një djali dhe një vajze të ketë një marrëdhënie thjesht miqësie, jo seksuale?
Përgjigjen specialistët:
Është e mundur, edhe pse duket e vështirë. Marrëdhëniet ndërmjet djemve dhe vajzave drejtohen nga modele të ndryshme sjelljesh, prandaj miqësia djalë-vajzë varet nga secili prej tyre.
Ka disa kufizime, të cilat mund të pengojnë që kjo marrëdhënie të jetë jetëgjatë: mund të shfaqet tërheqja seksuale te djali për shoqen e vet apo e kundërta (gjë që do të prishte barazinë). Nga ana tjetër, vajzat i shprehin më hapur ndjenjat e tyre, ndërsa djemtë janë më të tërhequr, ndaj marrëdhënia e miqësisë ndërmjet djalit dhe vajzës kërkon bashkëveprimin e të dyja palëve (ndërmjet njërit që flet dhe tjetrit që dëgjon). Mund të ndodhë, gjithashtu, partneri i vajzës apo partnerja e djalit të mos e shohë me sy të mirë këtë miqësi për arsye xhelozie. Nëse kapërcehen të gjitha këto pengesa, miqësia midis një djali dhe vajze mund të jetë më jetëgjata dhe e kënaqshmja ndër të gjitha njohjet që ata do të përjetojnë.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Mendoj gjithë ditën për seksin, është normale?
Emocionet dhe shqetësimet e moshës
Si të përqëndrohesh dhe të mësosh më shpejt