MENAXHIMI I STRESIT

A përcillet trauma nga nxënësit tek mësuesit?

Shumë mësues punojnë me fëmijë të traumatizuar, të stresuar, të dhunuar, etj. Të punosh me fëmijë të cilët kanë pësuar gjendje shoku, shpeshherë kthehet në stres për mësuesit, ndaj lind pyetja, a përcillet trauma nga nxënësi tek mësuesi?

Sipas Shoqatës Botërore të Shëndetit të Fëmijëve, gati gjysma e tyre kanë kaluar nëpër përvoja të pafavorshme, duke nisur nga abuzimi dhe neglizhenca deri tek varfëria apo dhuna në komunitet. Si rezultat, ka fëmijë që kanë pësuar trauma, dhe kjo ndikon në mënyrën si ata mësojnë. Nëse mësuesit do e kuptonin dhimbjen e tyre, atëherë do e kishin shumë të lehtë të bëheshin palë me to. 


Të jesh mësues është mjaft stresuese, duke marrë parasysh testet e standardizuara dhe klasat e mbipopulluara. Të punosh me studentë të traumatizuar mund të jetë edhe më dërrmuese, ndaj ndërgjegjësimi është thelbësor. Simptomat e stresit traumatik sekondar e bëjnë nxënësin të ndihet i mpirë emocionalisht. Kjo mund t’ju demotivojë. 


Hapi i parë për mësuesit është t’i bëjnë vetes një seri pyetjesh. Cila është përvoja që unë sjell në klasë? Praktika e të kërkuarit falje a është dobiprurëse? Cilat janë përfitimet e bashkëpunimit me fëmijët? 


- Mos prisni ndryshime të menjëhershme. Rezultatet duan kohë, ndaj kini durim. 

Shumë prej mësuesve e zgjedhin këtë profesion sepse duan të bëjnë ndryshimin dhe duan të japin diçka nga vetja. Por, imagjinoni sa e vështirë është të merresh me një fëmijë që ka kaluar një traumë apo një shok emocional. Mësuesit nuk duhet të dekurajohen nëse nuk e shohin rezultatin menjëherë. Aktet e vogla të dhembshurisë ndihmojnë për të ndërtuar besimin, por ky është një proces i gjatë. 


- Krijoni strategji

Puna me nxënës të traumatizuar mund të jetë dërrmuese dhe konfrontuese. Kur ndjeni se niveli i stresit po shtohet, shpërndani energjinë tuaj në disa aktivitete të ndryshme. Mund të jetë po aq e thjeshtë sa një ushtrim frymëmarrjeje. Pas mësimit kaloni disa momente qetësie, dëgjoni një muzikë të preferuar ose merruni me gatim. 


- Kujdesuni për qetësinë shpirtërore

Mund të jetë e vështirë ta hiqni punën nga mendja, kur zilja e orës së fundit bie, veçanërisht nëse shqetësoheni për mirëqenien e nxënësve tuaj. Por ju duhet t’i kushtoni një pjesë të asaj energjie shpirtit tuaj. Meditimi, frymëmarrja e thellë, mendjemprehtësia dhe vetë-reflektimi mund t'ju lejojnë të zhvendosni disa nga ato përqendrime në një mënyrë të shëndetshme. Rutinat e vetë-kujdesit mund të jenë gjithashtu argëtuese, si joga, një vrapim në lojëra video, filma ose një hobi çfarëdo. 


- Rutina ka shumë rëndësi

Në situata stresuese, gjërat e vogla janë të parat që duhet t’i hidhni pas. Por nëse ruani zakone pozitive, do të keni shumë më shumë gjasa të gjeni mënyra konstruktive për t'u marrë me traumën e nxënësve tuaj. Sigurohuni që po kujdeseni sa duhet për trupin tuaj duke fjetur mjaftueshëm, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke bërë ushtrime. Shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë një nate, një dietë e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik mund të ulin stresin, zemërimin, tensionin dhe mund  të forcojnë gjendjen shpirtërore.


- Mos i kaloni vështirësitë vetëm

Lidhu me kolegët për të shkëmbyer përvoja dhe për të mbështetur shëndetin e njëri-tjetrit. Flisni me miqtë dhe familjen tuaj nëse keni vështirësi, si dhe gjeni një profesionist i cili mund t'ju ndihmojë të kapërceni situatën e vështirë në të cilën gjendeni. 




Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: https://www.we.org/en-CA/our-work/we-schools/we-teachers/stories/protecting-against-trauma?fbclid=IwAR3pUbJufyI_xynS_SZozDsPP31i1Ssx6LUWjEHGilR4xTLfC-ox1s_Jo0Y

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,739 Lexime
3 vjet më parë