"A Pitstop to Voskop", projekt për kualifikim në Gjuhën Angleze
"A Pitstop to Voskop" është një projekt kurrikular në Gjuhën Angleze, i realizuar në shkollën "Sadik Dilka", Voskop, Korçë, si produkt përfundimtar kualifikimi. Me nxënësit e ciklit AMU dhe nën drejtimin e mësueses Mirela Kosta, të nxënit u shndërrua në proces aktiv, kërkimor e krijues.
Në kuadër të realizimit të projektit kurrikular për mbrojtjen e shkallës së kualifikimit, në lëndën e Gjuhës Angleze, në Shkollën “Sadik Dilka”, Voskop, Korçë, u krijua faqja web me temë “A Pitstop to Voskop”, në bashkëpunim me nxënësit e ciklit AMU, nën drejtimin e mësueses Mirela Kosta.
Kjo faqe web përfaqëson produktin përfundimtar të projektit kurrikular të kualifikimit, të realizuar në përputhje me kërkesat dhe standardet e Ministrisë së Arsimit për zhvillimin profesional të mësuesve. Projekti synoi zhvillimin e kompetencave gjuhësore në gjuhën angleze dhe integrimin e teknologjisë në procesin mësimor, duke i përfshirë nxënësit në mënyrë aktive në kërkimin, përpunimin dhe prezantimin e informacionit në një platformë digjitale.
Përmes këtij projekti, nxënësit patën mundësinë të prezantojnë vlerat historike, kulturore dhe turistike të Voskopit, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë e komunikimit në gjuhën angleze, kompetencat digjitale dhe aftësitë bashkëpunuese.
Realizimi i kësaj faqeje web dëshmon përkushtimin ndaj zbatimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe përfshirjen aktive të nxënësve në krijimin e produkteve konkrete në funksion të të nxënit.
Linku i ueb faqes: https://pitstop-voskopia.lovable.app/
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Plan mbështetës për nxënësit e talentuar në ciklin fillor, model orientues për vitin shkollor 2025-2026