Albas-group

Albas Office, mik në shkollë, partnerë në zyrë

Tek Albas Office gjeni mjetet shkollore që i duhen nxënësit, që nga çanta e deri te fletoret, bojërat, lapsat, gomat, ngjitësit, raportorët, kompaset etj.; dhe po ashtu mjete që i duhen mësuesit në klasë, si: tabela shkrimi, tabela tape ose magnetike...

Albas Office është qendër shpërndarjeje, ku mund të gjesh gjithçka që ka lidhje veçanërisht me shkollat, por edhe me zyrat. Në pikat e shitjes ju mund të gjeni të gjithë artikujt dhe librat shkollorë, mjete didaktike, libra artistikë dhe lodrat PINO.

Tek Albas Office gjeni mjetet shkollore që i duhen nxënësit, që nga çanta e deri te fletoret, bojërat, lapsat, gomat, ngjitësit, raportorët, kompaset etj.; dhe po ashtu mjete që i duhen mësuesit në klasë, si: tabela shkrimi, tabela tape ose magnetike, shkumësa me ngjyra, vizore druri etj. Ne ofrojmë shumëllojshmëri produktesh dhe çmimesh, si dhe kemi përzgjedhur markat më të njohura për cilësinë e tyre, në mënyrë që puna e fëmijëve të jetë sa më e lehtë dhe e frytshme.

Produktet e zyrës i kemi zgjedhur nga markat më të mira të prodhuesve të kancelarive botërore, që njihen për cilësinë e tyre, si: Kores, Herlitz, Edigs,Jolly etj. Këto produkte, përveç jetëgjatësisë së tyre, sigurojnë cilësi në unë, duke jua bërë atë më të lehtë, si dhe kanë dizajn të këndshëm e modern. Nga shumëllojshmëria e produkteve, ju mund t’i zgjidhni ato sipas madhësisë, ngjyrave, formave, duke ia përshtatur zyrës apo dëshirave tuaja.

Mjete didaktike

Për mësuesit e çdo niveli të mësimdhënies Albas Office ofron materiale të shumëllojshme didaktike që u nevojiten për lëndë të ndryshme, si: mikroskopë, harta (fizike, politike, administrative dhe rrugore), globe, tabelë të elementeve kimike, tabelë shumëzimi, xhepore të shkronjave, postera mësimorë etj. Për mësuesit e parashkollorit, lodrat e drurit Pino janë mjete didaktike që shërbejnë për mësimin e numrave, të shkronjave, të veprimeve matematikore, të mjedisit e dukurive natyrore etj.

Lodrat PINO

Lodrat Pino janë prej druri natyror të cilësisë së lartë, të parrezikshëm për shëndetin dhe të certifikuara. Tematika e tyre është e larmishme, që fëmijët të marrin njohuri të gjithanshme: për shkronjat, numrat, natyrën, profesionet, veglat muzikore, kujdesin për veten etj. Shumëllojshmëria e formës dhe e funksionit të tyre, si: radhitëse, kube, pazëlla, domino, fugë, labirinte, numëratore, me tërheqje, me shtytje, me lidhje etj., bën që fëmija të zhdërvjelltësojë aftësitë motorike dhe ato logjike.

Libra parashkollorë

Paketat me libra për fëmijët parashkollorë janë hartuar në bazë të programit edukativ për secilën nga tri grupmoshat e ciklit parashkollor. Paketa “Hop Hop” për fëmijët 3-4 vjeç, “9 miqtë e mi” për fëmijët 4-5 vjeç, “Një hap drejt shkollës”, për fëmijët 5-6 vjeç. Këto paketa të përshtatura për 3 grupmosha kanë informacion të pasur, që zbërthehet nëpërmjet kërkesave të larmishme dhe argëtuese, si dhe nëpërmjet ilustrimeve të këndshme nga bota e fëmijëve, që i bën shumë tërheqës. Paketat janë të pajisura me udhëzues për prindin / mësuesin, i cili ndjek mbarëvajtjen e punës së fëmijës me to. 

Libra shkollorë

Në Albas Office gjeni tekstet shkollore të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të shtëpive kryesore botuese. Tekstet janë për të gjitha nivelet arsimore (për arsimin parashkollor, fillor, arsimin e ulët, të mesëm dhetë lartë), për të gjitha klasat (nga klasa I deri në të XII) dhe për të gjitha lëndët. Gjithashtu aty ka libra ndihmës për nxënësit dhe për mësuesit, si përshembull: fletoret e punës, udhëzuesit e mësuesit, testet për lëndë të ndryshme etj.

Libra universitarë

Albas Office, në bashkëpunim me shtëpi botuese vendase dhe të huaja, sjell libra universitarë e studimorë të profileve të ndryshme. Këto tekste akademike janë hartuar dhe përpunuar nga stafe pedagogësh profesionistë, duke u ofruar studentëve tekstet e nevojshme për të hulumtuar e studiuar.  

Libra artistikë

Në rrjetin e librarive Albas Office gjeni mjaft librat artistikë për fëmijë dhe të rritur, titujt e fundit dhe bestseller-at botërorë në gjuhën shqipe dhe të huaj. Natyra e librave është e larmishme, për të gjitha shijet kulturore: libra letrarë, historikë, shkencorë, enciklopedikë, publicistikë, studimorë etj. Librat për fëmijë dallojnë për larmishmërinë e tyre jo vetëm në përmbajtje, por edhe në përdorimin e elementeve të shtuara.

1,153 Lexime
2 vjet më parë