ANKTHI NGA SHKOLLA

Ankthi i fëmijëve për shkollën. Prindërit të shmangin autoritetin përmes frikës

Gjithë problemi i edukimit është të shmangim frikën, ne vazhdojmë të edukojmë përmes frikës dhe ky është problem madhor. Pediatrja këmbëngul që të njohim mirë potencialin e fëmijëve tanë dhe të shmangim autoritetin përmes frikës.

“Gjithë problemi i edukimit është të shmangim frikën, ne vazhdojmë të edukojmë përmes frikës dhe ky është problem madhor. Bota e lufton, sepse frika mbyt e vret aftësinë e të mësuarit”- tha Lira Gjika, pediatre. Ne mendojmë, se e mësuara është të lexosh e të jesh në gjendje ta riprodhosh materialin. Jo nuk është kjo. Siç thotë edhe një nga psikologët më të njohura dhe filozove njëkohësisht, dy paradokse ka njeriu aftësinë për të dashur dhe për të mësuar. Ajo që i shkatërron këto dy paradokse është frika”- vijoi pediatra. Pediatrja këmbëngul që të njohim mirë potencialin e fëmijëve tanë dhe të shmangim autoritetin përmes frikës.


“Ne duhet të rregullojmë veten si fillim. Aftësia e fëmijës për të mësuar, për të qënë vetja, për t’u bërë dikush, është në dorën e të rriturit. Nuk mjafton të duash, duhet të dish të duash. Gjyshërit ndikojnë gjithashtu negativisht”. Prindi dhe mësuesi janë nxitësi dhe modeli. Ata janë aty që fëmija t’ja dalë.


Kjo punë bëhet hap pas hapi, me shumë kujdes, jo duke parë ato që fëmija nuk di të bëjë, por arritjet e tij dhe arritjet e fëmijës janë shumë të vogla. Ne duhet të fitojmë aftësinë t’i dallojmë këto arritje. Pediatrja bën thirrje për një punë serioze nga institucionet shtetërore me fëmijën.


0 deri në 2 vjeç, me trurin e fëmijës mund të bëhen mrekulli. Mund të shmangësh deri sëmundje të rënda. Ne këtë periudhe e kalojmë a hëngri, a fjeti gjumë. Mjekja këmbëngul në ndërtimin e një modeli për vendin tonë. Ajo nënvizon edhe shembujt negativë që përçohen përmes medias. Kur shikojmë njerëz që janë shkolluar jashtë dhe shahen, që kanë marrë fatet e vendit në dorë, më fal, por çfarë modeli japim.



Pediatrja ka nje mesazh për mësuesit.

Mos të bërtasin. Mësuesit janë sa fajtorë dhe viktima. Një mësues në një ambient 4 me 5, po pati 18 nxënës i degjon ata, po pati më shumë dëgjon zhurmë. Çdo njeri duhet të mësojë të mbajë përgjegjësi për fjalët e tij. .

Po nuk u morëm me shkollimin, ne do të vazhdojmë të mbetemi siç jemi, ja kështu njerëz që shajmë shumë, njerëz që betohen për kokën e fëmijës. Një njeri i përgjegjshëm nuk bën be për kokën e fëmijës, ai duhet të betohet për fjalën e tij.



(Portali Shkollor; Lira Gjika)

416 Lexime
2 muaj më parë