Portofoli i nxënësit

Arsimi i mesëm, vlerësimi i portofolit të nxënësit

Përdorimi i portofolit si arkivues dhe seleksionues i detyrave, ndikon në një të nxënë të thellë, duke krijuar mundësi për të integruar njohuritë e mëparshme dhe konsideruar të nxënit e mëparshëm në situata të ndryshme.

Që portofoli të jetë efektiv duhet të përmbajë një element reflektues/ krahasues, ku nxënësi vetë të krahasojë, të analizojë dhe të gjykojë për pikat e tij të forta dhe të dobëta. 

Vlerësimi i nxënësit bazuar në portofol, mund të jetë i orientuar nga “procesi” ose “produkti”.


1. Kur vlerësimi i portofolit bëhet duke iu referuar procesit, fokusi vendoset te përparimi i nxënësit p.sh. përgjatë një tremujori, viti akademik, shkalle kurrikule etj. Në këtë rast në portofol dokumentohet ecuria e procesit të të nxënit nëpërmjet studimit të evidencave:


• në fillim,

• gjatë,

• në fund 

të periudhës së përcaktuar. Nëpërmjet kësaj mënyre, dalin në pah arritjet e nxënësit dhe vështirësitë individuale.


Në këtë rast rubrikat e portofolit i referohen temave mësimore, rezultateve të të nxënit (RN) ose kompetencave për një periudhe të caktuar kohore. 


Konkretisht, nëse i referohemi RN-ve, do të thotë që portofoli për çdo RN duhet të dokumentojë një punë të nxënësit në fillim, gjatë dhe në fund të realizimit të RN-së. Ky procedim bën të mundur, ndër të tjera që vetë nxënësi të gjykojë ecurinë e punës së tij. 


2. Kur vlerësimi i portofolit bëhet duke iu referuar produktit, atëherë grumbullohen punë të pavarur të nxënësit, të cilat përzgjidhen si më të mirat. Në këtë mënyrë nxënësi vetëvlerëson duke iu referuar ecurisë së tij individuale. Kjo e rrit shkallën e motivimit dhe reflektimit të nxënësit.


Ofrojmë disa mënyra se si mund të bëhet kjo: 

• nxënësi zgjedh vetë se cilat punime do të përfshijë në portofol

• mësuesi vendos kritere për portofolin dhe kritere për detyrat apo punimet. 


Ky lloj procedimi nxit përgjegjësinë e nxënësit dhe vetgjykimin kritik. 

Portofoli i parë përdoret më shumë në arsimin parashkollor dhe fillor, ndërsa i dyti është më i zakonshëm në klasat e larta. 


Për të realizuar vlerësimin e portofolit mund të ndiqen mënyra si më poshtë:

• nxënësit mund të paraqesin të gjithë ose pjesë të portofolit të tyre;

• nxënësit mbrojnë punën e tyre;

• nxënësit i shfaqin punimet e portofolit të tyre në formë ekspozite;

• nxënësit zhvillojnë një pjesë të portofolit të tyre duke reflektuar interesat individuale akademike apo të karrierës.


Rëndësia e prezantimit qëndron në krijimin e një lidhjeje në mes nxënësve dhe prindërve.


Portofoli lehtëson vënien e notës, realizon vlerësim objektiv, si dhe plotëson procedurat tradicionale të vlerësimit.


Shembull: vlerësim portofoli 

Rezultati i vlerësimit duhet të pasqyrojë përmbushjen e elementeve bazë që kërkohet të vlerësohen.

- Përzgjidhen të paktën 4 komponentë/çështje apo grup çështjesh që do të përfshihen në vlerësim si p.sh.:

  • detyrat e shtëpisë;
  • projektet apo detyrat për tema/ RN/ kompetenca;
  • raporte të vëzhgimeve/ punët praktike, punët laboratorike etj.;
  • raporte/ përmbledhje javore të veprimtarive të kryera nga nxënësi.

Çdo çështje është notuar me 4 nivele (nga 1 te 4)

Në arsimin fillor janë 5 nivele arritjesh, kurse në ciklin e mesëm të ulët dhe të lartë janë 4 nivele. Çdo nivel mund të ketë maksimumi 25 pikë dhe totali është 100 pikë.

TOTALI I PIKËVE                              

Duhet përmirësim _______________________________________________________________
_______________________________________________________________________
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


Ka progres ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


(Përgatiti: Natasha Shuteriqi Poroçani; Portali Shkollor)

11,265 Lexime
6 vjet më parë