GJUHA E HUAJ

Arsyet për të mësuar gjuhën frënge

Këto janë disa arsye të cilat duhet të mbështeten nga prindërit, mësuesit, drejtorët e shkollave, nga drejtoritë arsimore, ministritë e arsimit si dhe nga shoqëria shqiptare e kosovare, për të mësuar gjuhën frënge.

Mësimi i sa më shumë gjuhëve të huaja është një plus për këdo, si në jetën profesionale ashtu edhe atë personale. Për mësuesin kosovar të gjuhës frënge, Alush Leci, i cili jep mësim në Gjimnazin "Ismail Qemali" Kamenicë, ekzistojnë disa arsye se pse e kemi me leverdi të mësojmë frëngjishten, e të cilat duhet të merren parasysh sidomos nga nxënësit. 


Sipas tij: 

1. Të mësuarit e vetëm një gjuhe të huaj nuk është e mjaftueshme.

2. Frëngjishtja me anglishten është e vetmja gjuhë që flitet në 5 kontinente.

3. Është një pasuri për karrierën profesionale të njeriut.

4. Më gjuhën frënge zbulohet një univers kulturor i pakrahasueshëm.

5. Një përparësi për të studiuar në Francë.

6. Viziton Parisin ,Francën dhe vendet tjera frankofone.

7. Gjuhë e lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

8. Përmes frëngjishtes bëhet një hapje me botën përparimtare.

9. Gjuhë me të cilën bisedohet dhe debatohet më një pjesë të mirë të botës.

10. Gjuhë e dijes dhe "Dritës".

11. Frëngjishtja është një gjuhë e këndshme për t’u mësuar.

13. Frëngjishtja ka një edukimi cilësor.

14. Është një gjuhë kreative.

15. Mundësi të lloj-llojshme të këmbimeve me botën frankofone.

16. Frëngjishtja mësohet në të gjitha vendet e botës dhe ka mbështetje prej shtetit francez.

17. Përmes frëngjishtes shoqëria jonë e bënë promovimin gjuhësor,kulturor,kombëtarë në shumë vende të botës së qytetëruar.



(Portali Shkollor) 

2,962 Lexime
4 vjet më parë