BUZËQESHJA ËSHTË NGJITËSE

Arsyet përse mësuesit duhet të buzëqeshin më shumë

Buzëqeshja është pa dyshim shprehja joverbale më e rëndësishme dhe me ndikim që njerëzit mund të përdorin në situata shoqërore. Ajo nënkupton që ne nuk jemi një kërcënim, por jemi të afrueshëm dhe dëshirojmë të ndajmë emocione pozitive.

Buzëqeshja është pa dyshim shprehja joverbale më e rëndësishme dhe me ndikim që njerëzit mund të përdorin në situata shoqërore. Për ata që e përshkruajnë veten si "njerëzor", buzëqeshja është një shprehje e sigurisë shoqërore. Kjo nënkupton që ne nuk jemi një kërcënim, por jemi të afrueshëm dhe dëshirojmë të ndajmë emocione pozitive. 



Le të shqyrtojmë përfitimet e buzëqeshjes nga pikëpamja arsimore:


Imagjinoni sikur po skanoni trurin e një të rrituri ndërsa ai ose ajo sheh një fotografi të një shprehje neutrale të fytyrës. Pjesa e trurit që do të shikonit të ndriçuar do të ishte lobi ballor - qendra jonë e mendimit racional. Në një kuptim, ne po analizojmë logjikisht nëse kjo fytyrë është e lumtur, e trishtuar, e zemëruar, etj.


Krahasoni këtë me skanimin e trurit të një adoleshenti që shikon të njëjtën foto. Cilat zona të trurit ndriçohen? Sistemi limbik – që percepton kërcënim. Me fjalë të tjera, adoleshentët kanë më shumë të ngjarë të lexojnë shprehjet ose tonet neutrale si kërcënuese. 

Zgjidhja më e thjeshtë: Buzëqeshni më shumë.



Shprehja e fytyrës ndikon në mënyrën se si ndihemi dhe reagojmë. Një mësues i gëzueshëm do të thotë mësimdhënie e gëzueshme dhe kjo e fundit na shpie drejt një të mësuari të gëzueshëm. 


Buzëqeshja është ngjitëse! Është e vështirë të ndrydhësh të qeshurën kur shikon një njeri tjetër që qesh. Disa e lidhin këtë ide me konceptin e pasqyrimit - procesi me të cilin njerëzit ndërtojnë raporte dhe imitojnë shenjat joverbale të njëri-tjetrit. 

Shikoni foton e fëmijës. A ju formua një buzëqeshje në fytyrë? 

Buzëqeshja mund të rrisë vetëvlerësimin, nxit sinqeritetin dhe forcon marrëdhëniet shoqërore.  


A dëshironi që nxënësit t’ju shohin si të ditur dhe kompetentë? Po. A dëshironi që nxënësit t’ju besojnë dhe të shohin se jeni të sinqertë në synimet tuaja për t'i edukuar ata? Po. A dëshironi të ndërtoni raporte të forta dhe të keni besimin e tyre në klasë? Po. Të gjitha këto realizohen me ca buzëqeshje më shumë. 



Për të gjithë ata mësues skeptikë, të cilët mendojnë se duke u gëzuar apo duke bërë dy shaka më shumë në klasë, ju këshillojmë të imagjinoni sikur jeni nxënës, përballë një mësuesi jotolerant, të ngrysur, të ftohtë, pa humor, pa shenja mirësie në fytyrë. A do e ndiqnit me kënaqësi orën e tij, apo do ndiheshit gjithë kohës në presion?


Të mësuarit duhet të sjellë gëzim, si një nga aktet më të larta njerëzore, ndaj mos e ndani buzëqeshjen, humorin, optimizmin, mirësinë nga vetja juaj. 




Përshtati P. Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/dont-smile-til-christmas-a-teachers-worst-advice/


Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,473 Lexime
3 vjet më parë