
“Asnjë ditë nuk duhet të na kalojë pa lexuar një faqe!”
Ja cilat janë veprat që sugjeron mësuesi i gjuhës Erget Cenolli për t’i lexuar nxënësit e klasës së 6-të, 7-të dhe 8-të. Prindër kujdesuni që fëmijët tuaj të lexojnë çdo ditë të paktën 20-25 faqe të një libri
Pas publikimit të listës me libra që duhet të lexojë një nxënës i klasës së 9-të dhe të 10-të, prindërit dhe nxënësit na kanë shkruar duke kërkuar rekomandime edhe për klasat e tjera. Sot ju sjellim listën me librat që rekomandon profesori Gjuhës Shqipe në shkollën 9-të vjeçare "Belorta" Erget Cenolli për nxënësit e klasës së 6-të, 7-të dhe 8-të.
Gjithashtu mësuesi këshillon të gjithë prindërit që të regjistrojnë fëmijët në bibliotekë, mundësisht tek biblioteka e fëmijëve. Është mirë që fëmijët të lexojnë 20-25 faqe në ditë. Lasgush Poradeci ka thënë: “Asnjë ditë nuk duhet të na kalojë pa lexuar një faqe!”
Lista për leximet e klasës së 6-të
- “Tregime të moçme shqiptare”, Mitrush Kuteli
- “Gjahu i malësorëve”, Kostandin Kristoforidhi
- “Vilhelm Tel”, dramë nga Shiler
- “Aventurat e Tom Sojerit”
- “Aventurat e Hakëlberi Finit”, Mark Tuen
- “Shpella e piratëve”, Petro Marko
- “Harri Poter 1”, Rowling
- “Piter Pan”, J.Barry
Poezi nga:
- Ndre Mjeda
- Naim Frashëri
- Lasgush Poradeci
- Dritëro Agolli
Klasa e 7-të
- “Prometeu i lidhur”, Eskili
- “Pesë javë në balon”, Zhyl Vern
- “Pa familje”, Hektor Malo
- “Historia pambarim”, Mikael Ende
- “Harri Poter 2 dhe 3”, Rowling
- “Princi i vogël”, Ekzyperi
- “Kronikë në gur”, Ismail Kadare
- “Fantazma dhe plani 3+4”, Petro Marko
- “Cikua dhe Beni”, Naum Prifti
- Mitrush Kuteli “Vepra letrare 2”
- “Epoka para gjyqit” dramë nga Ekrem Kryeziu
Poezi nga :
- Asdreni
- Migjeni
- Martin Camaj
- Ismail Kadare
Klasa 8-të
- “Mitet më të famshme të lashtësisë”, Gudrich
- “Balada shqiptare”, Vladimir Zoto
- Pjesë nga Epos i Kreshnikëve
- Prozat poetike të Faik Konicës
- Mitrush Kuteli “Vepra letrare 1”
- “Poliana”, Porter
- “Odisea”, Homer
- Fabula nga Ezopi
- “Antigona”, Sofokliu
- Sibilat e Bogdanit
- “Kolombreja e tregime te tjera”, Dino Buxati
- “Kënga e sprasme e Balës”, Gavril Dara i Riu
- “Kush e solli Doruntinën”, Ismail Kadare
- “Odin Mondvalsen”, Kasëm Trebeshina
- “Djemtë e rrugës Pal”, Ferenc Molnar
- “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, Zhyl Vern
- Tregime dhe poezi nga Ernest Koliqi
Poezi:
- Safo
- Gijom Apoliner
- Rudiar Kipling
- Naim Frasheri
- Dritëro Agolli
- Lasgush Poradeci
(Portali Shkollor)
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Si t’i mbani fëmijët të angazhuar gjatë verës? Këshilla për prindërit që nuk kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi
Marieta Merkuri: Ti nuk je shoku i fëmijës tënd, je prindi i tij!