Sekret

Çështje private të cilat ndoshta nuk duhet t'i diskutoni me familjarët tuaj

Ndonjëherë disa çështje ndoshta nuk duhet që t'i diskutoni me familjarët tuaj, pasi mund të ndodhë që diskutimi i temave të ndryshme mund t'ju çojnë drejt mosmarrëveshjeve me ta. Ja se cilat janë disa nga çështjet për të cilat duhet të tregoni kujdes në biseda.

Edhe nëse familja juaj e madhe është shumë e përfshirë në jetën tuaj, kjo nuk do të thotë gjithmonë që ju mund apo duhet domosdoshmërisht të diskutoni çdo temë me ta. Edhe pse disa gjëra mund të duken jo aq delikate për të folur, në të vërtetë ato mund t'ju çojnë ndoshta drejt mosmarrëveshjeve. Ja pse ndonjëherë është e nevojshme për ju që të mos ndani çdo detaj personal të vetes tuaj. 


Ja se cilat janë ato gjëra të cilat ju nuk duhet t'i ndani apo t'i diskutoni me familjarët apo të afërmit tuaj.


Planet tuaja për të ardhmen 

Kur ndani qëllimet tuaja me ata që janë afër jush, kjo mund të mashtrojë trurin tuaj, duke menduar se i keni arritur tashmë, edhe pse nuk i keni arritur ende. Kjo mund të sjelle si pasojë, që ju mos të bëni më përpjekje për t'i realizuar edhe gjërat më të vështira. T'i tregoni familjes suaj planet tuaja të sakta për të ardhmen mund edhe të mos ju dëmtojë, por është më mirë të shmangni përmendjen e çdo detaji.


Sa fitoni 

Nëse fitoni para vetë, atëherë thjesht thënia se sa fitoni gjatë gjithë vitit, mund të jetë një ide e mirë. Por, familjarët apo të afërmit tuaj nuk ka nevojë të dinë për çdo cent që fitoni. Gjithashtu, nëse keni ndonjë problem në lidhje me çështjet financiare, është më mirë të mos jepni shumë detaje. Temat delikate siç janë ato që lidhen me paratë, mund t'i shqetësojnë ata, teksa do të përpiqen t'ju japin këshilla të panevojshme se si t'i menaxhoni gjërat, apo se çfarë duhet të bëni domosdoshmërisht.


Sekretet për veten dhe të tjerët

Thashethemet mund të duken si  diçka e padëmshme për shumë prej jush, veçanërisht me personat e afërm famniljar. Por pavarësisht se sa u besoni atyre, ka gjithmonë një shans që ata të nxjerrin disa informacione të panevojshme tek të tjerët. Kjo mund të ketë një efekt negativ tek ju dhe ndoshta mund të prishë marrëdhëniet tuaja me miqtë tuaj, të tjerët dhe anëtarët e largët të familjes.


Planet tuaja për të pasur fëmijë

Prindërit tuaj mund të duan nipër e mbesa, dhe vazhdimisht t'ju pyesin kur do e keni një të tillë. Por mos harroni, jeni ju ata të cilët vendosni në fund të fundit, dhe zgjedhja të cilën ju do bëni duhet të jetë në kohën e duhur. Në mënyrë që të shmangni keqkuptimet me familjarët tuaj ndonjëherë është e nevojshme që më mirë ta shmangni këtë fare si temë.


Gabimet tuaja

Disa gabime të vogla tuajat, edhe mund t'i ndani me të afërmit tuaj, por kur bëhet fjalë për gabime të mëdha, është më mirë t'i mbani sekret. Arsyeja për këtë është sepse mund të bëjë që prindërit tuaj të shqetësohen për ju dhe të duan t'ju ndihmojnë për të përmirësuar situatën. Por jo gjithçka mund të zgjidhet nga ata.  


Besimet tuaja dhe gjërat që ju pëlqeni

Feja, politika dhe pikëpamjet lidhur me këtë botë, janë disa nga temat delikate që ndonjëherë duhet të shmangen, madje edhe me anëtarët e familjes. Ndonjëherë, kur njerëzit dëgjojnë mendime të kundërta, është e vështirë për ta pranojnë si fakt, dhe mund të duan t'i imponojnë në një farë mënyre bindjen e tyre tek të tjerët.


Vendndodhjen tuaj

Nëse jeni ende fëmijë, është e natyrshme që nëna juaj të kërkojë vazhdimisht të dijë vendodhjen tuaj. Por nëse jeni mjaftueshëm të rritur, nuk është më e nevojshme të përgjigjeni për këtë. Nëse prindërit tuaj kanë natyrë tepër shqetësuese, ju duhet të flisni me ta dhe t'ja shpjegoni atyre se kjo mund të shkelë hapësirën tuaj personale.


Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi: https://brightside.me/inspiration-psychology/9-private-topics-we-shouldnt-discuss-with-our-families-no-matter-how-close-we-are-799144/

Portali Shkollor- Tëgjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,080 Lexime
3 vjet më parë