Drejtimi në arsim

Çfarë duhet për një drejtim cilësor me vizion dhe menaxhim efektiv të shkollës?

Muhamet Selmani, Drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji”, Radomirë, Kala e Dodës, Dibër sjellë një shkrim përmbledhës me këshilla se si realizohet një drejtim cilësor me vizion dhe menaxhim efektiv i shkollës.


Drejtim dhe menaxhim, rezultatet e pritshme


  • “Drejtim” do të thotë të kesh një vizion të qartë mbi cilësinë e shërbimit që shkolla duhet të ofrojë dhe të jesh i aftë të motivosh dhe frymëzosh punonjësit mësimor për të përmbushur vizionin.
  • “Menaxhim” është organizimi i personelit të shkollës për të hartuar dhe realizuar synime dhe objektiva, që mundësojnë përmbushjen e këtij vizioni.
  • Drejtim me eficencë (duke bërë gjërat siç duhen) dhe efektivitet (duke bërë gjërat që duhen) gjithashtu duke monitoruar  realizimin e planifikimit.
  • Suksesi i drejtuesit është i varur me zbatimin e udhëzimeve, zbatimin e rregullores institucionale me përpikëri dhe marrja e vendimeve të sakta administrative.
  • Vendosja e prioriteteve pasi ka evidentuar situatën. 
  • Drejtim duke vendos në qendër të vëmendjes interesin e nxënësve përpara çdo vendimmarrjeje.
  • Përfshirja e të gjithë aktorëve në jetën e shkollës duke i bërë funksionale të gjitha organizmat e shkollës në funksion të arritjeve dhe të edukimit të nxënësve.
  • Krijimi i kushteve për një proces mësimdhënie efikase në shkollë. 
  • Krijimi i kulturës së zhvillimit profesional të stafit pedagogjik.
  • Ndërtimi i partneritetit shkollë-familje-komunitet .
  • Drejtori monitoron mbi transparencën e arritjeve të vërteta të nxënësve dhe vlerësimin objektiv.
  • Drejtori harton teste me short, pyetësor, vëzhgon orë mësimore dhe mbledhje të organizmave të shkollës.
  • Mobilizon dhe shfrytëzon kapacitetet dhe aftësitë e stafit pedagogjik për të dhënë më të mirën në funksion të cilësisë.
  • Parimi i përgjegjësisë, të ketë përgjegjësinë e vendit të punës ku është duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.
  • Parimi i të qenurit i drejtë me ekipin drejtues dhe etika në komunikim me stafin.
  • Drejtuesi duhet të jetë i azhurnuar mbi trendet e kohës dhe duhet t’ia kushtojë një pjesë të kohës formimit të vazhdueshëm.
  • Drejtuesi të këmbëngul në standardet më të larta dhe drejt përsosmërisë së institucionit.
  • Drejtuesi në bashkëpunim me mësuesit harton plane përmirësimi të arritjeve të cilësisë në shkollë.
  • Drejtuesi i suksesshëm duhet të arrijë rezultate.



    Cilësia e mësimdhënies, rezultatet e pritshme


  • Mësuesi informon nxënësit për rezultatet e të nxënit në fillim të orës së mësimit dhe gjatë shpjegimit mësuesi duhet të ketë objektiv rezultatet e arritjes së kompetencave të të nxënit.
  • Mësuesi planifikon metodologjinë dhe veprimtaritë për arritjen dhe realizimin e temës mësimore.
  • Metodologjia e mësimdhënies më shumë se sa formalitet duhet të jetë substancë të njohurive shkencore.
  • Arritjet dhe progresi i nxënësve në të nxënë bëhet duke i ndërtuar njohuritë e reja mbi bazën e njohurive dhe përvojave të mëparshme.
  • Mësuesi siguron mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit.
  • Siguron mësimdhënie të individualizuar, detyra klase dhe shtëpie individuale.
  • Përshtat shpjegimin sipas nivelit të të kuptuarit të nxënësve.
  • Bashkëpunon me të gjithë aleatët në funksion të edukimit.
  • Zbaton kurrikulën duke shpjeguar secilën lëndë me ndërgjegje dhe përgjegjësi profesionale të plotë.
  • Motivon dhe inspiron nxënësit duke i bërë aktiv dhe duke i përfshirë në veprimtari praktike të larmishme si konkurse brenda klase, punë në grupe me qëllim  që nxënësit të nxënë duke ndërvepruar dhe duke i vënë në situata reflektimi.
  • Realizimi i punës së veçantë  me nxënësit cilësor dhe me nxënësit me vështirësi në të nxënë.
  • Mësuesi të realizojë mësim të strukturuar.
  • Roli i bazës materiale në ngritjen e nivelit të përvetësimit të njohurive është i rëndësishëm.
  • Të mësuarit me kompetenca është një kërkesë e domosdoshme e çdo mësuesi.
  • Kur mësuesi nuk ka rezultat me nxënësit duhet t’iu rikthehet rëzultateve të të nxënit.
  • Të kontrollohet në vazhdimësi të të nxënit e nxënësve sepse kjo rrit shkallën e përvetësimit të njohurive.
  • Në fund të orës së mësimit mësuesi planifikon pyetje sipas niveleve të të menduarit të nxënësve për të testuar produktin e punës së tij duke nxjerrë  përfundimet e duhura.
  • Suksesi varet nga përputhja e rezultateve të planifikuara me ato të realizuara.
  • Sigurimi i cilësisë është kombinim i shumë faktorëve si, faktori mësues i përgatitur, mësimdhënia cilësore, interesi i nxënësve, mjedisi i të nxënit, tekstet dhe infrastruktura teknologjike në funksion të mësimdhënies e mbi të gjitha llogaridhënia e mësuesit për arritjet e nxënësve e cila nuk njihet shumë në kulturën tonë.
  • Stafi pedagogjik cilësor është aseti kryesor i një shkolle.


Vlerësimi dhe arritjet e nxënësve, rezultatet e pritshme


  • Mësuesi vlerëson nxënësit sipas nivelit të arritjes së kompetencave.
  • Përputhshmëri e pyetjeve të testeve me linjat e përmbajtjes së programit.
  • Bërja e testeve të ndërmjetme dhe diagnostifikuese për të matur ecurinë e nxënësve.
  • Mësuesi vlerëson drejtë mbi bazë kriteri sipas zotërimit të kompetencave kryesore.
  • Nxënësit nga klasa e parë në të tretë vlerësohen sipas realizimit të kompetencave përkatëse.
  • Matja e performancës së nxënësve në kontekstin e arritjes së kompetencave.
  • Të njihen nxënësit me kriteret që do të vlerësohen.
  • Vlerësim me subjektivitet zero është vlerësimi real i drejtë mbi bazë kriteri larg fiktivitetit dhe njëanshmërisë.
  • Vlerësim objektiv është kur nga vlerësues të ndryshëm del i njëjti rezultat.
  • Testi të ketë pyetje për të tre nivelet e arritjeve me formulën 40% të pyetjeve të jenë për nivelin bazë, 40% për nivelin mesatar dhe 20% për nivelin e lartë.
  • Në konvertimin e pikëve në notë kufiri i poshtëm të jetë 25% e totalit të pikëve.
  • Për vlerësimin e saktë të nxënësve të mos mbështetemi vetëm në testet me shkrim por ti jepet rëndësi e veçantë edhe vlerësimit të vazhduar, komunikimit dhe përgjigjeve me gojë të nxënësve, ti kushtohet rëndësi të folurit të nxënësit, si flasin, si përgjigjen, si argumentojnë se një gjykim në këtë aspekt do na jap vlerësim më origjinal të nxënësve.
  • Në fillim të periudhës të përcaktohen detyrat që do të përfshihen në portofol.
  • Mësuesi të përcaktoj rezultatet e të nxënit që do të realizohen nëpërmjet portofolit.
  • Mësuesi të përcaktoj kriteret për vlerësimin e portofolit.
  • Të prezantoj nxënësi projektin apo punën hulumtuese që ka arritur.
  • Punimet e nxënësve synojnë zhvillimin e aftësive të tyre hulumtuese.

    

Mirëqenia dhe sjellja e nxënësve, rezultatet e pritshme


  • Mësuesi identifikon nxënësit me prirje të veçanta dhe me vështirësi në të nxënë.
  • Mësuesi realizon punë të veçantë  me nxënësit cilësor dhe me nxënësit me vështirësi në të nxënë.
  • Shkolla synon zhvillimin e nxënësve në tre aspekte:  

                                                Emocional sepse emocionet e zhvillojnë trurin

                                                Intelektual

                                                Fizik

  • Mjedisi i të nxënit të jetë i përshtatshëm dhe edukativ.
  • Mësuesi i jep rëndësi disiplinës në klasë por personaliteti i mësuesit është i cenuar në të gjitha rastet kur ai shfaq deficite mësimore në orën e mësimit dhe e ka të pamundur vendosjen e autoritetit dhe disiplinës.
  • Disiplina është një nga aspektet që e bën arsimin vital.
  • Përfshinë të gjithë nxënësit në veprimtari të ndryshme.
  • Mësuesi siguron strategji që nxisin zhvillimin akademik, emocional dhe social të nxënësve.
  • Bashkëpunimi për mirëmbajtjen e mjediseve fizike dhe mësimore.
  • Mësuesi zbaton planin edukativ të orëve kujdestari sipas planifikimit vjetor.
  • Mësuesi përkatës plotëson kartelën shëndetësore të nxënësve me qëllim që të ketë të dhëna për gjendjen shëndetësore të secilit nxënës.
  • Theksohet nevoja e vazhdueshme për vëmendje të shtuar ndaj përgjegjësisë që ka e gjithë struktura shkollore në drejtim  të mirëqenies dhe mirë edukimit të nxënësve.



Përgatiti: Muhamet Selmani 

Drejtor i shkollës “Ibrahim Gjorgji”, Radomirë, Kala e Dodës, Dibër


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

                

3,356 Lexime
2 vjet më parë