KËSHILLA

Çfarë duhet të bejë një mësues i ri

Besoj se do jesh një model i mirë edhe pse je i ri në punën tënde. Për këtë duhet të dish të respektosh disa rregulla të institucionit tonë, të cilat do të jenë pjesë e pandarë e punës tënde, jo që sot, por në vazhdim.

Mirë se erdhe në shkollën tonë!

Të uroj punë të mbarë!


Besoj se do jesh një model i mirë edhe pse je i ri në punën tënde. Për këtë duhet të dish të respektosh disa rregulla të institucionit tonë, të cilat do të jenë pjesë e pandarë e punës tënde, jo që sot, por në vazhdim.


1. Zbatimi i orarit dhe përgatitja çdo ditë të punës tënde, një fillim i mire; 

2. Autoriteti dhe komunikimi duhet të shoqërojnë gjatë gjithë ditës tënde.

3. Metodat e mësimdhenies  kërkoi duke dëgjuar dhe duke u konsultuar me kolegët, duke provuar veten me modelin tënd - këtë mos e haro!

4. Marrëdhënia me nxënësit për shkak të afërsisë së moshës të mos jetë e lidhur me afrimitet të tepërt, por të mundësojë respektin prej tyre vetëm prej asaj që ti shfaq dhe transmeton. Krijo një vlerë të re per ta, krijo një  figurë që do ta mbajnë mend gjatë 

5. Ti dëgjon kur kolegët e tu më të vjetër debatojnë. Mos të duket çudi! Mundohu të kuptosh esencën e tij duke i bërë pyetje vetes: Pse valle kështu? Po ja qe në punë do ndeshesh dhe me situata të tilla. E rëndësishme është argumenti yt për të bindur kolegët e tu, por dhe nëqoftëse nuk i bind mos u mërzit. Koha tregon se je në rrugë të mbarë.

6. Të kuptosh nxënësit për atë që thonë, për problemin që kanë, apo dhe për situatat që i krijojnë vetë për të shmangur detyrat e tyre - është aftësi, por në rast se ti përdor mirë këtë aftësi do ia dalësh ndryshe. Muri ndarës midis jush bëhet pengesë e punës tënde.

7. Mos ji indiferent për atë që ndodh, edhe pse nuk ka të bëjë me ty. Bashkëpuno, trego kreativitetin tënd duke thënë se mund të ndryshosh diçka në shërbim të shkollës tënde!

8. Ti vjen si fitues i një konkursi ku të jep të drejtën e punësimit, por të punosh nuk është konkurs, sepse jo vetëm që do vesh dijet e tua përpara nxënësve të tu, por do kërkosh të japësh të renë, të panjohurën. Do të lodhesh? Sigurisht që po. Ky është rrugëtimi i një misioni të vështirë, por i bukur dhe me personalitet. Vazhdo ec, rritu profesionalisht.


Vetëm kështu ti bëhesh një mësues i mirë!



(Klarita Lumani, drejtoresha e shkollës së mesme "Ibrahim Muça", Librazhd)

6,275 Lexime
5 vjet më parë