rekomandime

Çfarë po u bëjmë fëmijëve!

Nëse doni fëmijë të shëndetshëm, duhet të kthehemi në bazë dhe kjo është mëse e mundur. Vendosni kufij dhe kini parasysh se jeni PRINDI, jo shoqja e fëmijës suaj. Ofrojini fëmijës suaj një jetë të ekuilibruar ...

Fëmijët e sotëm po privohen nga bazat e një fëmijërie të shëndetshme, siç janë:

• Prindër të pranishëm emocionalisht.

• Kufizime dhe udhëzime të qarta e të mirëcaktuara.

• Përgjegjësi.

• Ushqyerje e ekuilibruar dhe gjumë i mirë.

• Lëvizje fizike dhe dalje në natyrë.

• Lojë krijuese, ndërveprim social, kohë boshe dhe momente mërzie.


Në vend të këtyre, fëmijët po marrin:

• Prindër të shpërqendruar nga pajisjet digjitale.

• Prindër tolerantë që e lejojnë fëmijën “të drejtojë botën”.

• Ndjesi pushteti më shumë sesa përgjegjësie.

• Stil jete pasiv.

• Stimulim pa fund, përdorim të pajisjeve teknologjike si: dado, plotësim të kënaqësisë në moment dhe mungese të momenteve boshe dhe të mërzitshme.


Nëse doni fëmijë të shëndetshëm, duhet të kthehemi në bazë dhe kjo është mëse e mundur. Vendosni kufij dhe kini parasysh se jeni PRINDI, jo shoqja e fëmijës suaj. Ofrojini fëmijës suaj një jetë të ekuilibruar mirë duke i dhënë çfarë ka nevojë, jo çdo gjë që dëshiron. Mos kini frikë të thoni “Jo” në rastet kur kërkojnë diçka që nuk iu nevojitet. 


Rekomandime:

• Jepuni ushqim të shëndetshëm.

• Kaloni një orë në ditë në natyrë.

• Hani një vakt familjar pa shqetësimin e teknologjisë.

• Luani një lojë ku nuk përfshihen pajisjet teknologjike.

• Angazhojeni fëmijën tuaj me një punë çdo ditë (palosje rrobash, rregullim të lodrave, shtrim tavoline etj.).

• Vendosni një rutinë të rregullt gjumi në një dhomë pa pajisje teknologjike.

• Mësojuni pavarësinë dhe përgjegjësinë duke i lënë të mundohen dhe të mësojnë nga dështimet e tyre të vogla.

• Mos ia bëni ju gati çantën, mos ia mbani çantën, mos ia çoni në shkollë ushqimin apo librin që ka harruar, dhe mos ia qëroni bananen nëse është mbi 5 vjeç. Mësojani këto aftësi në vend që t’i bëni vetë. 

• Mësojini të presin për kënaqësitë dhe lërini të mërziten nga koha boshe. 

• Mos u ndjeni përgjegjës për të argëtuar gjithë kohën fëmijën tuaj. 

• Mos e përdorni teknologjinë si kurë për mërzinë.

• Mos e përdorni teknologjinë në restorante, makinë, vakte. Përdorini këto momente për t’u stërvitur trurin që të funksionojë në momente mërzie. 

• Jini të pranishëm emocionalisht për t’u lidhur me fëmijën tuaj dhe mësojini vetëmenaxhim dhe aftësi sociale.

• Fikni telefonin derisa ata të shkojnë në shtrat.

• Bëhuni trajneri emocional i fëmijës suaj.

• Mësojuni përshëndetjet, mbajtjen e radhës, ndarjen me të tjerët, mirësjelljen në tavolinë, aftësitë bashkëbiseduese.

• Krijoni lidhje emocionalisht: buzëqeshni, përqafoni, puthni, gudulisni, lexoni, vallëzoni, kërceni, zvarrituni me fëmijën tuaj.


(Portali Shkollor)

1,998 Lexime
7 vjet më parë