Kontraceptivët dhe shtatzënia

Çfarë të bëj nëse gjatë marrëdhënies seksuale prishet prezervativi?

Ajo që këshillojnë ekspertët në raste të tilla, që janë shumë më të shpeshta se ç’mendohet, është marrja sa më shpejt, brenda 72 orëve në vazhdim, e asaj që quhet “pilula e ditës tjetër”.

Çfarë të bëj nëse gjatë marrëdhënies seksuale prishet prezervativi?


Ajo që këshillojnë ekspertët në raste të tilla, që janë shumë më të shpeshta se ç’mendohet, është  marrja sa më shpejt, brenda 72 orëve në vazhdim, e asaj që quhet “pilula e ditës tjetër”.


Por duhet të dish mirë që pilula pas marrëdhënies seksuale nuk është një mënyrë kontraceptive, por një masë urgjence. Përbërja e kësaj pilule është një kombinim hormonesh, që ndërpret shtatzëninë.


Një gjë tjetër që mund të ndodhë është se, ndërkohë që kryen marrëdhënie seksuale, prezervativi mund të mbetet në vaginë (diçka e mundur, sepse pas ejakulimit, penisi humb volum dhe fortësi).


Në rast se s’mund të nxirret me ndihmën e gishtave, duhet të drejtohesh në një qendër shëndetësore, ku, pasi të kenë nxjerrë prezervativin nga vagina dhe të kontrollojnë që nuk është çarë dhe s’kanë mbetur pjesë të tij brenda, do t’ju rekomandojnë marrjen pilulës së ditës tjetër, për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar.


A është efikase pilula e ditës tjetër?

Ka efikasitet në 90% të rasteve. Por mos harro që nuk duhet ta përdorësh si kontraceptiv të zakonshëm. Për të njohur metodat kontraceptive që ekzistojnë, takohu me mjekun tënd dhe ai do të të këshillojë ose do të të drejtojë në një qendër të planifikimit familjar.


Ku mund ta gjej?

Nëse ke nevojë për të mund ta blesh në çdo farmaci pa recetë mjekësore. Pilula e ditës tjetër shitet në këtë mënyrë në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë, Luksemburg dhe në SHBA, ku kontraceptivi hormonal i emergjencës është në shitje të lirë. 


Disa vite më parë ishte e nevojshme të shkoje në qendra shëndetësore ose në ato të planifikimit familjar. Atje të jepnin recetë dhe më pas e blije në farmaci.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

4,052 Lexime
7 vjet më parë