EGOIZMI

Çfarë të bëni nëse vajza juaj nis dhe shfaq sjellje narciziste?

Thuajse të gjithë adoleshentet shfaqin sjellje narciziste. Kjo është normale, por këshillat e këtij artikulli do t’ju ndihmojnë që të keni vajza më pak egoiste për të kaluar shpejt në fazën ku interesohen më shumë për emocionet e të tjerëve.

Nuk është gjë e rrallë që një vajzë adoleshente të shfaqë sjellje narciziste. Pavarësisht nëse ajo e kalon tërë ditën duke bërë selfie, ose duke qenë indiferente ndaj nevojave të pjesës tjetër të familjes, vajza juaj adoleshente nuk mund të jetë përjashtim, që të shfaq shenja narciste. 


Në realitet edhe djemtë dhe vajzat mendojnë se janë qendra e botës gjatë adoleshencës së tyre, dhe kjo është krejt normale. Përmes këtij qëndrimi ata arrijnë të ndahen gradualisht nga prindërit e tyre në mënyrë që të zhvillojnë një identitet holistik. Me fjalë të tjera, ata janë thjesht në rrugën e tyre për moshën madhore.


Ajo që e bën më të dukshme këtë tipar për vajzat,është mënyra se si ato aftësohen nga shoqëria për t’u kanalizuar në të, si dhe nga fakti që shumica e prindërve priren ta presin këtë fakt me më pak empati dhe pjesëmarrje në përgjegjësitë familjare se sa nga djemtë.


Në çdo rast, ajo që duhet të keni në mendje është se sjellja e vajzës tuaj nuk do të thotë që te ajo po zhvillohet te një person i keq, egoist dhe as që keni gabuar në edukimin tuaj. Sipas të gjitha gjasave, së shpejti do ta shihni që ajo po del nga kjo fazë e jetës dhe do të interesohet më shumë për emocionet e të tjerëve. Këshillat e mëposhtme mund ta përshpejtojnë këtë tranzicion.



Si ta bëni një vajzë adoleshente të mos sillet me egoizëm.


Nxisni empatinë

Pavarësisht se sa punë keni bërë në këtë drejtim ndërsa ishte ende vogël në moshën e kopshtit, kjo aftësi nuk është zhvilluar plotësisht dhe në adoleshencë. Inkurajoheni që ajo të mendojë për ndjenjat e të tjerëve duke bërë pyetje të saj siç janë: "Si mendon se u ndje shoqja jote kur e kuptoj se e gënjeve kur dole me shoqen tjetër?"


I mësoni solidaritetin 

Ndihmojeni që ajo të shohë vlerën e mbështetjes së ndërsjellë duke e marrë atë me vete në një lloj oferte. Për shembull, shërbeni së bashku në një darkë të pastrehë ose zgjidhni rroba që nuk do t'i vishni për t'u dhënë familjeve në nevojë. Sigurohuni që ta pyesni atë se çfarë lloj oferte dëshiron.


Kujtojini asaj se të gjithë jemi të vegjël

Është e lehtë që ajo të ndjejnë se qendra e botës gjendet në shkollë, por ndoshta ndjen vështirësi të ndjej të njëjtën gjë nën galaktikën tonë. Kërkimet kanë treguar se frika i ndihmon adoleshentët të orientohen. Të gjithë jemi të vegjël përballë pafundësisë së botës dhe është mirë t’ua kujtojmë herë pas here fëmijëve tanë.


Jepni një shembull të mirë

Adoleshentët vazhdojnë të imitojnë sjelljen e prindërve të tyre. Në të njëjtën kohë, vështrimi i tyre vëzhgues i bën të depozitojnë gabimet tona për t’i përdorur kundër nesh në vërejtjen tonë të radhës.


Mos përdorni të mira materiale si ndëshkim ose motivim

Sa më shumë që ta përqendroni ndëshkimin tuaj në përdorimin e celularit të saj ose shpërblimin e blerjes së atleteve të reja, aq më shumë i mësoni se të mirat materiale janë gjëja më e rëndësishme në botë.


Mos i plotësoni të gjitha kërkesat

Ne nuk po flasim vetëm për blerjen e gjërave. Dhe nëse bëhet fjalë për refuzimin që të marrë pjesë në punët e shtëpisë ose ku të kalojë fundjavat e saj, kujdesuni që të merrni parasysh nevojat e pjesës tjetër të familjes përpara se të përgjigjeni në mënyrë pozitive. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që dëshirat e saj do të anashkalohen vazhdimisht, dhe ju duhet t'i shpjegoni arsyet e saj pas refuzimit tuaj dhe të jeni të hapur për diskutim.


Kufizoni rrjetet sociale

Shumica e adoleshentëve kalojnë mesatarisht nëntë orë në ditë para pajisjeve elektronike. Aty ata përballen nga një det i selfiesh, duke krijuar iluzionin se të gjithë të tjerët po jetojnë një jetë interesante të karakterizuar nga bollëku. Kështu, ata gjithnjë e më shumë po kërkojnë të krijojnë një imazh të tillë për veten e tyre.


Lavdëroni përpjekjet e saj

Ne të gjithë u themi fëmijëve tanë “të lumtë” kur ata marrin 10 në provim, por u mësojmë atyre se gjithçka që ka rëndësi, është rezultati. Kushtojini vëmendje përpjekjeve të saj në shkollë dhe çdo aktiviteti jashtëshkollor. Kjo do ta ndihmojë atë që të zhvillojë një vetë-imazh të shëndetshëm dhe të fitojë besim.


Kërkojini mundësi asaj që të marrë pjesë në punët e ndryshme në shtëpi

Punët e shtëpisë janë përgjegjësi e të gjithë njerëzve që jetojnë aty dhe kjo përfshin edhe vajzën tuaj adoleshente. Mos kini parasysh vetëm dhomën e saj, por të shmang frazat si: "Për sa kohë që jeton në shtëpinë time, do të bësh atë që të them unë". Gjëja e rëndësishme është që të rini në pozicion tuaj dhe duhet të mbështeteni njëri-tjetrin në mënyrë që të jeni të gjithë të kënaqur në mbarëvajtjen e shtëpisë. Ajo do të ankohet për momentin, por kur të fillojë të jetojë më vet, do t'ju falënderojë.


Mësojeni të shprehni ndjenjat e saj

Shumë herë sjellja e saj e keqe është vetëm një mbrojtje kundër emocioneve të pakëndshme. Tregoni mënyrat e saj të duhura për të kanalizuar zemërimin, trishtimin dhe zhgënjimin e saj dhe bisedoni me të për përvojat tuaja personale kur ishit dhe ju në moshën e saj dhe si i keni menaxhuar ato.


Zgjidhni konfliktet tuaja

Ju nuk duhet të grindeni për gjënë më të vogël. Shumë herë injorimi i një sjelljeje të keqe është alternativa më e mirë - veçanërisht kur bëhet fjalë për të bërë diçka për të marrë vëmendjen tuaj.


Lëreni që të përjetojë pasojat 

Mos vraponi për ta shpëtuar atë nga të gjitha gabimet e saj. Shumica e zgjedhjeve të këqija kanë pasoja natyrore, të cilat zakonisht nuk do ta rrezikojnë atë. Për shembull, nëse grindeni se theu celularin e saj gjatë vrapimit, lëreni atë për një kohë pa pajisje - ose blini asaj një teknologji (shumë) më të vjetër.




(Përgatiti Fon Ilia – psikolog klinik, Portali Shkollor)

1,899 Lexime
4 vjet më parë