Porositë e një mësueseje

“Detyrat” verore për nxënësit e mi...

Këto janë “detyrat” apo porositë që një mësuese nga Shkodra ua ka dhënë nxënësve të saj në këtë fund viti shkollor. Sipas saj, nëse vogëlushët që i përkasin klasave fillore do i zbatojnë të gjitha ato, atëherë ata do të shpërblehen me një medalje të veçantë!

Si fillim ju uroj të gëzoni çdo ditë të kësaj vere që po vjen. 

Tani do ju lë disa detyra verore që nëse do zbatohen do merrni medalje të gjithë:


1-Përpiqu të jesh sa më i sjellshëm/ e sjellshme. 


2- Mos shaj dhe fol me zë normal, pa bërtitur.


3-Rri sa më larg telefonit.


4-Lexo sa më shumë libra. 


5-Shkruaj një ditar veror.


6-Luaj me motrën ose vëllanë e sillu mirë me shokët.


7-Ndihmo mamin me punët e shtëpisë.


8-Qëndro pranë babit kur punon dhe njihu me 10 vegla pune të përdorimit të përditshëm.


9-Laj dhëmbët, prit thonjtë e mbahu i pastër.


10-Kujdesu për mjedisin, lulet e mos e ndot atë.


Nëse do i realizoni këto detyra unë do të jem shumë krenare për ju! 

Gëzuar pushimet verore yjet e mi!



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.    

7,520 Lexime
2 vjet më parë