28 këshilla

Disa këshilla për mësuesit

Mbani një ditar për klasën tuaj. Pas çdo ore mësimi shënoni emrat e nxënësve që kanë folur, që iu përgjigjën pyetjeve tuaja dhe llojet e pyetjeve që nxisnin më shumë diskutime në klasë. Përdoreni këtë informacion për të përgatitur orët e ardhshme.

1. Për fillimin e semestrit

Bëni që dita e parë të vleje. Diskutoni një ide thelbësore, paraqisni një problem tipik, ose kërkoni nga nxënësit që të përfundojnë një ushtrim në grup. Duke parë materialin e orës mësimore, ju u tregoni nxënësve se lënda është e organizuar mirë, e qetë dhe e vlefshme.

 

2. Për përdorimin e E-mail-it

Përdorni e-mail për të rritur pjesëmarrjen në klasë. Caktoni një përson në javën e parë që t'i ndihmoje nxënësit të mësojnë se si të përdorin kompjuterat. Për të filluar diskutimin, kërkoni nga nxënësit të bëjnë komente ose të shtrojnë pyetje për diskutim. Bisedat elektronike rrisin pjesëmarrjen e nxënësve, inkurajojnë bashkëpunimin dhe rrisin të menduarin kritik.

 

3. Rishikimi në fund të orës së mësimit

Merrni pesë minuta në fund të çdo ore mësimore për t'u kërkuar nxënësve që të përmbledhin idetë e paraqitura, për të përdorur informacionin në një situatë të re ose për të shkruar mendimet e tyre për orën mësimore.Të bëni kështu gjatë gjithë semestrit mund t'ju ndihmojë për të forcuar mësimdhënien tuaj.

 

4. Kritikë konstruktive

Komentet pozitive dhe negative mund të nxisin të mësuarit, por komentet pozitive duket të jenë më efektive. Ose, të paktën, mos jepni vetëm reagime negative. Lavdëroni atë që nxënësi ka bërë mirë. Kjo gjë krijon vetëbesim. Njihni përpjekjet e sinqerta edhe nëse detyra nuk është në nivelin e duhur.


5. Pjesëmarrja

Rezervoni disa momente pas çdo ore mësimore dhe jepini vetës tuaj një notë për pjesëmarrjen. Bëjini këto pyetje vetes: Sa të hapur jeni me nxënësit tuaj? Si i inkurajoni ata që të përfshihen në klasë? I lini nxënësit të kuptojnë që ju e vlersoni pjesmarrjen e tyre në klasë? Mos harroni: pjesëmarrja e nxënësve në klasë varet nga pjesëmarrja e mësuesit gjatë orës së mësimit.

 

6. Ishulli i Thesarit

Hasni vështirësi me nxënësit tuaj që nuk lexojnë? Dërgojini në një gjueti thesari. Zgjidhni disa pjesë të ndryshme të tekstit dhe jepuni nxënësve si ushtrim të gjejnë pikën, idenë, argumentin ose shembullin më të rëndësishëm. Ata duhet ta shkruajnë atë me një fjali të shkurtër që justifikon zgjedhjen e tyre. Në këtë mënyrë mund të rrisin menjëherë kuptueshmërinë dhe pjesëmarrjen.

 

7. Kryqëzimi

Në vend të mënyrës së zakonshme "mësuesi pyet, nxënësi përgjigjet", përpiquni të bëni të kundërtën. Kjo siguron një ndryshim radikal të pjesmarrjes në klasë.

 

8. Referencat e ardhshme

Mbani një ditar për klasën tuaj. Pas çdo ore mësimi shënoni emrat e nxënësve që kanë folur, që iu përgjigjën pyetjeve tuaja dhe llojet e pyetjeve që nxisnin më shumë diskutime në klasë. Përdoreni këtë informacion për të përgatitur orët e ardhshme.

 

9. Mësimet online

Përdoni një metodë të re të pjesmarrjes së nxënësve. Për të filluar diskutimin pyesni nxënësit që të krijojnë komente ose pyetje dhe t'i vendosin ato në një rrjet online të krijuar posaçërisht për klasat paralele të cilat do marin pjesë në diskutim. Merrni pjesë në diskutimet online me nxënësit.

 

10. Shprehni qartë iden tuaj

Nëse përdorni një program kompjuterik për prezantim e një ore mësimore po ju japim disa këshilla që ju ndihmojnë në shprehjen e ideve tuaja. Vendosni një titull tërheqës dhe domethënës për prezantimin tuaj. Përmblidhni pikat tuaja në hyrje të prezantimit. Shmangni përdorimin e fjalive të gjata. Përdorni shkrimin tip bold ose italik në vend të nënvizimit. Mos përdorni shumë ngjyrat.

 

11. Pritshmëritë

Kontrolloni pritshmëritë e nxënësve në fillim të lëndës për të shmangur problemet më vonë. Çfarë shpresojnë të fitojnë nga lënda? Përdorni një pyetësor, një diskutim të shkurtër ose të dyja. Paraprini duke qartësuar: objektivat, detyrat dhe stilin e prezantimit.

 

12. Filozofi e rafinuar

Jini të vetëdijshëm për filozofinë dhe sjelljen tuaj të mësimdhënies. Shqyrtoni pikat e forta dhe dobësitë tuaja dhe përmirësoni metodën tuaj të mësimdhënies.

 

 

13. Pyetje të mistershme

Kur paraqitni materiale, bëni pyetje të shumta për të krijuar mendime rreth temes. Bëni një pyetje të rëndësishme në fillim të orës, përgjigja e të cilës do të jepet në fund. Tregoni një enigmë për klasën në mënyrë që të përdorin informacionin që marrin gjatë leksionit.

 

15. Koha e testeve

Përgatitini nxënësit për teste. Tregoni se si do të vlersohen testet. Përshkruani formatin (zgjedhje e shumëfishtë, e vërtetë/e gabuar, në formë eseje, etj.). Bëni një provë në javën e parë ose të dytë për të demonstruar modelin tuaj të provimit.

 

16. Pyetjet

Gjate një diskutimi duhet të bëni disa pyetje. Përforconi përgjigjet e studentëve duke u kërkuar atyre parafrazime, duke u mbështetur në idetë e tyre, duke kërkuar reagime të mëtejshme, duke dhënë sugjerime joverbale, etj. Prisni që studentët të përgjigjen. Bëni pyetje "të vërteta", dhe përdorni sa më pak "a ka ndonjë pyetje?".

 

17. Mbani vëmendjene tyre

Ndryshoni mënyrën e shpjegimit tuaj. Shpjegimi i orës së mësimit po në të njëjtën mënyre i mban nxënësit të vëmëndëshëm për jo më shumë se 20 minuta. Ndryshoni atë që bëni (flisni, dëgjoni, lëvizni, përdornimateriale, etj.) dhe çfarë u kërkohet studentëve të bëjnë (flasin, dëgjojnë,lëvizin, përdorin materiale, etj.).

 

18. Grupe studimi

Ndihmoni nxënësit tuaj të formojnë grupe studimi. Përshkruani qëllimin e grupeve të studimit, natyrën e punës që duhet bërë aty dhe përgjegjësitë e çdo anëtari. Së pari, jepni detyra specifike për të krijuar strukturën dhe qëllimin e grupit. Kontrolloni periodikisht për të parë se si grupet po punojnë duke shqyrtuar detyrat ose duke u kërkuar anëtarëve të paraqesin diskutime gjatë mbledhjeve të tyre.

 

19. Diskutimet me shkrim

Pas një detyre të shkurtër me shkrim e bazuar në disa pyetje/çështje të ngritura nga mësuesi, nxënësit krahasojnë përgjigjet. Një mënyrë është që nxënësit të riformulojnë përgjigjen e një grupi në pyetje, dhe pastaj secili anëtar shpjegon përgjigjen dhe arsyetimin e grupit tek anëtarët e një grupi tjetër.

 

20. Mini-testet

Për të provuar nëse nxënësit e kanë kuptuar thelbin kryesor të temës mësimore, përdorni metodën e mini-testeve duke u kërkuar nxënësve të përgjigjen këtyre dy pyetjeve: 

1) Cila është pika kryesore që keni mësuar në klasë sot? 

2) Cila është pyetja kryesore pa përgjigje me të cilën po largoshesh nga klasa?

 

21. Përdorni ngjyren e gjelbërt

Për të zvogëluar shqetësimin e nxënësve për humbjen e pikëve, vendosni korrigjimet dhe notat me një stilolaps me ngjyrë të gjelbër në vend të ngjyrës së kuqe. Ngjyra e gjelbërt e stilolapsit tregon se gabimet e tyre janë korrigjime dhe jo dështime.

 

22. Rrjeti i objektivave

Sa të mjaftueshme janë testet tuaja për të plotësuar objektivat? Kontrolloni hap pas hapi duke ndërtuar një rrjet që rendit objektivat tuaja përgjatë faqes dhe zonat e përmbajtjes përgjatë kreut. Pastaj, krahasoni artikujt e testimit në lidhje me objektivin dhe përmbajtjen që mbulojnë.

 

23. Ide përmbajtjen dhe përdorimin e shënimeve

Nxitini nxënësit të marrin dhe të përdorin shënimet. Tregoini atyre organizimin e orës mësimore - krijoni një skicë në tabelë. Nxënësit zakonisht mbajnë mend çdo gjë që shkruhet në tabelë, prandaj perdoreni atë. Theksoni se çfarë është e më rëndësishme për t’u mbajtur shënim duke përdorur fraza si "kjo është e rëndësishme" ose "këto ndryshojnë në trimënyra". Nxitini nxënësit tuaj të rishikojnë shënimet e tyre, t'i organizojnë ato, të mbushin boshllëqet duke përdorur tekstin dhe të identifikojnë pikat që ata nuk i kuptojnë plotësisht. Këto këshilla jo vetëm që i ndihmojnë nxënësit të mbajnë shënime më të detajuara, por gjithashtu të mendojnë më thellë rreth përmbajtjes së mësimit.

 

24. Koha e pritjes

Lejoni nxënësve 5-10 sekonda t'u përgjigjen pyetjeve. Nëse askush nuk përgjigjet, riformuloni, përsëriteni ose thjeshtësojeni pyetjen dhe prisni 5-10 sekonda të tjera. Hulumtimet tregojnë se koha shtesë e pritjes rrit numrin dhe cilësinë e përgjigjeve nga nxënësit.

 

25. Nxitja e pjesmarrjes në klasë

Kërkojini nxënësve që të shkruajnë pyetje në tabelë në fillim të orës. Përdorni këto pyetje për të filluar diskutimin tuaj. Nxënësit do të nxiten të lexojnë dhe do të jenë më të angazhuar gjatë orës mësimore.

 

26. Ridrejtoni pyetjet

Kur një nxënës bën një pyetje, mos jepni përgjigje menjëherë, por shikoni pjesën tjetër të klasës për të gjetur një nxënës tjeter për t'u përgjigjur pyetjes. Kjo teknikë prodhon ndërveprime më të mëdha ndërmjet nxënësve. Në këtë kohë mund të trajtohen edhe ide të gabuara në të menduarit e nxënësve.

 

27. Round Robin

Kjo metodë u jep mundësi të gjithë nxënësve të marrin pjesë në mësim. Kërkojini secilit nxënës të thotë një mendim rreth temës mësimore por askush nuk duhet ta ndërpresë. Pasi të gjithë kanë folur, hapni diskutimin në të gjithë klasën. Kjo teknikë funksionon më mirë me orë mësimore që zgjasin më shumë se një orë.

 

28. Motivoni nxënësit tuaj

Ka disa mënyra të thjeshta për t'i mbajtur nxënësit të motivuar gjatë gjithë semestrit. Ju duhet të jeni në dispozicion për pyetjet e nxënësve para dhe pas orës së mësimit, duhet të tregoheni entuziast në temat mësimore. Jepini nxënësve afatet e dorëzimit të detyrave në një kohë të arsyeshme dhe për çdo gjë duhet të keni një plan për çdo orë. Nxënësit do të jenë më të motivuar nëse tregoni angazhimin tuaj që ata të mësojnë.


(Portali Shkollor)

20,400 Lexime
6 vjet më parë