Shëndeti

Disa zakone të një ngrënësi të sëmurë (kompulsiv)

Personat që vuajnë kanë nivel të ulët vetëvlerësimi, kërkojnë përsosmërinë, kërkojnë shumë nga vetja, si dhe janë të prirë për reagime impulsive. Në rastin e vajzave, të ngrënët e tepërt ndodh shpesh gjatë sindromës paramenstruale.

Pyetja e adoleshentes: Kur jam nervoze filloj të ha pa pushim. Mund të jetë një ngrënie kompulsive (e sëmurë)?

Përgjigjen specialistët:

Sjellja kompulsive (maniake) zakonisht vjen si pasojë e ndonjë përvoje apo emocioni negativ që shkakton ankth, i cili mund të qetësohet vetëm me të ngrënë, veçanërisht karbohidrate.

Megjithëse shkaqet që e prodhojnë nuk njihen ende, është vënë re që më shumë se 50% e pacientëve shfaqin simptoma depresive. Personat që vuajnë kanë nivel të ulët vetëvlerësimi, kërkojnë përsosmërinë, kërkojnë shumë nga vetja, si dhe janë të prirë për reagime impulsive. Në rastin e vajzave, të ngrënët e tepërt ndodh shpesh gjatë sindromës paramenstruale. Është mirë t’i drejtohesh një specialisti për të përballuar problemin e ankthit.

Zakone të një ngrënësi të sëmurë (kompulsiv)

  • Të ngrënët me shpejtësi.
  • Pas ngrënies një ndjenjë e sikletshme ngopjeje.
  • Gëlltitje e ushqimit në sasi të madhe, pa qenë i uritur.
  • Ngrënie pa asnjë orar të caktuar, ndjenjë neverie pas të ngrënit, ndjenjë stresi dhe të ndierit fajtor.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

1,941 Lexime
8 vjet më parë