Argëtimi

Diskoteka, a është variant i mirë për t’u argëtuar?

Këto lloj klubesh të ofrojnë një mënyrë argëtimi për fundjavën, por e mira është ta ndërthurësh edhe me argëtime të tjera, si vajtja në kinema, teatër, apo në sport me ndonjë grup shokësh.

Pyetja e adoleshentit: A është një variant i mirë për t’u argëtuar frekuentimi i diskotekave “light”?

Përgjigjen specialistët:

Megjithëse bëhet fjalë për një mënyrë të kalimit të kohës së lirë më të sigurt se të tjerat, kjo nuk do të thotë se duhet të kesh besim të plotë: ndodh që rreth këtyre lokaleve të shitet dhe të konsumohet drogë.

Këto lloj klubesh të ofrojnë një mënyrë argëtimi për fundjavën, por e mira është ta ndërthurësh edhe me argëtime të tjera, si vajtja në kinema, teatër, apo në sport me ndonjë grup shokësh.

Të dhëna teknike

  • Diskotekat “light” janë mjedise argëtuese për më të rinjtë.
  • Lejohet hyrja e personave nga 14 deri në 18 vjeç.
  • Kanë një orar të veçantë, nga ora 17:00 deri në 22:00.
  • Ndalohet konsumi i pijeve alkoolike dhe i duhanit.
  • Dënohet me ligj shkelja e këtyre rregullave dhe vihen gjoba shumë të larta për thyerjen e këtyre kushteve.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,391 Lexime
7 vjet më parë