Mamaja ime kritikon gjithmonë rrobat e mia...

Pyetja e adoleshentit: Mamaja ime kritikon gjithmonë rrobat e mia dhe më thotë se kështu siç jam veshur, nuk mund të dal nga shtëpia. E bën që të më mërzitë mua?

Pyetja e adoleshentit: Mamaja ime kritikon gjithmonë rrobat e mia dhe më thotë se kështu siç jam veshur, nuk mund të dal nga shtëpia. E bën që të më mërzitë mua?

Përgjigjja e specialistit:

Zakonisht kjo ka qenë tipike për breza të tërë adoleshentësh. Bëhet fjalë për një moskuptim të modës së momentit. Nëse nisemi nga fakti se bëhet fjalë për dy periudha të ndryshme, është normale që mamaja jote (vëtëm nëse bën pjesë në grupin emamave moderne) të jetë  kundër çdo gjëje që është jashtë asaj që ajo quan “normale”, siç është dhe e logjikshme që ti të ndjekësh tendencat e periudhës në të cilën ti jeton.

Ndodh që në disa raste këto shkojnë në prirje ekstrem dhe mund të shndërrohen në sjellje sfiduese. Në këtë rast futet në lojë një aspekt tjetër, i cili s’ka të bëjë me mënyrë e të veshurit, por me nevojën e mamasë sate për të vendosur disa kufij.

Këto lloj sitatash zgjidhen shumë mirë nëpërmjet bisedave, marrëveshjeve. Për shembull, nëse mamaja nuk të lejon të dalësh nga shtëpia e lyer, bëj një pakt me të për të lyer vetëm sytë ose të bësh tualet vetëm në fundjavë.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

2,088 Lexime
8 vjet më parë