Njih trupin tënd!

A janë normale disa njolla të bardha që shoh herë pas here tek të mbathurat e mia?

Pyetja e adoleshentit: A janë normale disa njolla të bardha që shoh herë pas here tek të mbathurat e mia?

Përgjigjja e specialistit:

Përveçse normale, duhet të dish se s’kanë asnjë lidhje me mungesën e higjienës. Njollat e bardha janë pasojë e një dukurie organike që shfaqet në adoleshencë dhe e ka origjinën tek estrogjenet (hormonet seksuale femërore) që aktivizojnë sistemin tënd riprodhues. Është “vetpastrimi”, të cilit i nënshtrohet vagina dhe ka të bëjë me rigjenerimin e vazhdueshëm të mukozës që e mbulon.

Këto njolla vihen re më shumë kur vesh pantallona të ngushta, po ashtu edhe në mes të ciklit menstrual, që përkon me ovulimin. Në rast se këto rrjedhje janë në ngjyrë të verdhë ose me nuancë jeshile dhe shoqërohen me djegie apo kruajtje, duhet të konsultohesh me gjenekologun, sepse mund të jenë shenjat e ndonjë infeksioni vaginal.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

2,496 Lexime
8 vjet më parë