Bota e seksualitetit

Në cilën moshë mund të humbësh virgjërinë?

Nga të gjitha të dhënat e sondazheve që kryhen periodikisht për këtë çështje në të gjithë botën, tregohet se adoleshentët fillojnë jetën e tyre seksuale gjithnjë e më herët: mesatarja lëviz nga 15 deri në 19 vjeç.

Në cilën moshë është normale të humbësh virgjërinë?


Para së gjithash, duhet të dish se nuk ekziston një moshë e paracaktuar apo  e parazgjedhur në të cilat të konsiderohet “normale” kryerja e marrëdhënies së plotë seksuale. Kjo gjë varet nga secili person, nga rrethanat e tij, nga marrëdhënia që ka çifti dhe nga mendimet e tyre për çështjen në fjalë. 


Është e vërtetë se mosha fillestare e marrëdhënieve seksuale është objekt i shumë anketave apo statistikave në vende të ndryshme, por bëhet fjalë për të dhëna orientuese, të cilat nuk duhet të të bëjnë të ndihesh i ndryshëm, nëse nuk përputhesh me të dhënën mesatare.


Nga të gjitha të dhënat e sondazheve që kryhen periodikisht për këtë çështje në të gjithë botën, tregohet se adoleshentët fillojnë jetën e tyre seksuale gjithnjë e më herët: mesatarja lëviz nga 15 deri në 19 vjeç. Kjo e dhënë e fillimit të aktivitetit  seksual është me interes të madh për shëndetin publik, sepse është e lidhur drejtpërdrejt me të dhënat e shtatzënive tek adoleshentët dhe dukurinë e përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST). 


Më poshtë jepen disa të dhëna orientuese mbi moshën mesatare të humbjes së virgjërisë në vende të ndryshme:


Përpara moshës 15-vjeçare: në Afrikë, shumë gra dhe burra e fillojnë shumë herët jetën seksuale.

Nga mosha 15-16 vjeç: këtu futen vende, si Gjermania, Norvegjia dhe Suedia. Brazili është vendi më përfaqësues i të gjithë Amerikës së Jugut.

Mosha 16-17 vjeç: këto të dhëna u përkasin vendeve, si SHBA, Kanada dhe Amerika e veriut. Në Evropë: Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Shqipëria. Në Amerikën e Jugut: Kili dhe në Afrikë: zona jugore e kontinentit.

Mosha 17-18 vjeç: këto të dhëna u përkasin vendeve, si Meksika, Rusia, Kina dhe Turqia.

Mosha 18-19 vjeç: vendi që bie më shumë në sy është India.


Një e dhënë për të reflektuar … 

Kërkimet e kryera nga Universiteti i Kolumbisë (SHBA) kanë dalë në përfundimin se personat që e fillojnë jetën seksuale para moshës 14-vjeçare janë më të prirë për të pësuar çrregullime shëndetësore.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

4,528 Lexime
4 vjet më parë