Çrregullimi neuro zhvillimor

Dispraksia/ Llojet, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Lidhja e lidhësve të këpucëve, procesi i ngrënies, shkrimi ose krehja e flokëve janë aktivitete që për shumicën e njerëzve mund të jenë të lehta dhe automatike. Por disa njerëz vuajnë nga vështirësi serioze për t’i bërë këto që nga fëmijëria. Bëhet fjalë për çrregullimin e Dispraksisë.

Lidhja e lidhëseve të këpucëve, ngrënia, shkrimi ose krehja e flokëve janë aktivitete që për shumicën e njerëzve mund të jenë të lehta dhe automatike. Sidoqoftë, shumica e këtyre aktiviteteve përfshijnë një sërë veprimesh dhe lëvizjesh të ndryshme që duhet të mësojmë t'i koordinojmë. Por disa njerëz vuajnë nga vështirësi serioze për ta bërë këtë që nga fëmijëria, duke mos arritur të zhvillojnë këtë kapacitet. Bëhet fjalë për njerëzit me dyspraxia (dispraksia). 


Dispraksia, përcaktimi i konceptit


Dispraksia është një çrregullim i zhvillimit të koordinimit e njohur gjithashtu edhe si çrregullim i zhvillimit të koordinimit motorik dispraksia zhvillimore ose thjesht dispraksia, është një çrregullim kronik neurologjik që fillon në fëmijëri. Gjithashtu dihet se ndikon në planifikimin e lëvizjeve dhe koordinimin si pasojë e mesazhit të trurit që nuk transmetohet saktë në trup. Sipas CanChild në Kanada, ky çrregullim prek 5 - 6 për qind të fëmijëve të moshës shkollore. Megjithatë, tek ky çrregullim vërehet se ka përparime të cilat shkojnë krahas me procesin e rritjes.


Simptomat


Simptomat më të dukshme janë ngathtësia, mospërputhja dhe ngadalësia motorike, duke ndërhyrë në jetën e zakonshme dhe zhvillimin e subjektit. Në mbartjen e këtij çrregullimi është e zakonshme të kihet vështirësi në mirëmbajtjen posturale. Madje në disa raste, të prekurit nga ky çrregullim neuro-zhvillimor  kërkojnë ndihmë për të kryer veprimet themelore.

Gjithashtu mund të shfaqen sjellje të papjekura dhe vështirësi shoqërore. Nuk është e pazakontë që të ketë shfaqe edhe të problemeve të komunikimit. Sidoqoftë, këto ndryshime nuk kanë asnjë lidhje me ekzistencën e ndonjë paaftësie mendore, pasi personat me dispraksi kanë inteligjencë normale.

Ndryshe nga apraksia, në të cilën humbin aftësitë e fituara më parë, dispraksia karakterizohet mos zhvillimi i aftësisë për të renditur në mënyrë të saktë lëvizjet. Simptomat e para vëzhgohen gjatë dy viteve të para të moshës, duke qenë e zakonshme që paraqesin vonesa në zhvillimin e aftësive motorike dhe duhet më shumë punë se zakonisht për të arritur disa nga piketat e zhvillimit.

Megjithëse lind gjatë fëmijërisë, ky çrregullim vërehet edhe tek të rriturit, dhe është e rëndësishme të fillohet trajtimi sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të zvogëlohet stigma sociale dhe pasojat e mundshme gjatë gjithë zhvillimit. Ka tendencë të ketë bashkëveprim me çrregullime të tjera motorike ose ADHD.


Llojet e dispraksisë 


Ashtu si me apraksitë, ekzistojnë lloje të ndryshme të dispraksisë në varësi të llojit të vendit ku ndodh procesi i lëvizjes ose në trup. Katër lloje dallohen veçanërisht.

1. Dispraksia ideale

Ky lloj i dispraksisë karakterizohet nga fakti se problemi nuk është vetëm në nivelin motorik, por që subjekti paraqet vështirësitë në planifikimin e sekuencës së lëvizjeve, në nivelin e idesë së nevojshme për të kryer një veprim specifik.

2. Dispraksia ideomotore

Në dispreksia ideomotor vështirësia kryesore është ndjekja e zinxhirit të lëvizjeve të nevojshme për të kryer një veprim të thjeshtë. Vështirësia ndodh vetëm në nivelin motorik, subjekti është në gjendje të kryej drejt veprimin në imagjinatë. Vështirësia shpesh lidhet me përdorimin e një instrumenti ose sendi.

3. Dispraksi konstruktive

Është një lloj i dispraksie në të cilin i sëmuri ka vështirësi të kuptojë marrëdhëniet hapësinore dhe të veprojë sipas tyre. 

4. Dispraksia orromotore ose apraksia verbale

Në këtë lloj dispraksie, subjekti ka vështirësi në koordinimin e lëvizjeve të nevojshme për të komunikuar me gojë, pavarësisht se di se çfarë dëshiron të thotë. Është e vështirë të prodhojë tinguj të kuptueshëm.


Shkaqet e dispraksisë 


Shkaqet e shfaqjes së dispraksisë nuk dihen plotësisht, por dyshohet se ato ndodhin për shkak të ndryshimeve ekzistuese gjatë gjithë zhvillimit neurodik gjë që bënë që, zonat e trurit të lidhura me integrimin e informacionit motorik dhe sekuencat e tij, të mos puthiten si duhet. Këto zona të trurit janë të vendosura në pjesën e pasme të lobeve ballore.

Zakonisht ky çrregullim ndodh për shkaqe të lindura, por mund të shkaktohet edhe nga dëmtime, sëmundje dhe trauma gjatë fëmijërisë.


Trajtimi dhe strategjitë terapeutike


Dispraksia është një çrregullim që nuk ka një trajtim kurativ, megjithëse është e mundur të përdoren strategji të ndryshme në mënyrë që të përmirësohet përshtatja e të prekurve nga ky çrregullim. Trajtimi i dispraksisë është multidisiplinar, duke marrë parasysh si atë klinik, ashtu edhe atë psikoedukativ. Për të ndihmuar të prekurit, shpesh përdoren strategji të tilla si terapia e punës me qëllim që të stimulojnë subjektin dhe të ndihmojnë në zhvillimin e aftësisë së tyre për të lëvizur. Një element tjetër për t’u theksuar është fizioterapia.

Logopedia është gjithashtu thelbësore në mënyrë që të ndikojë në edukimin e fëmijës për të zhvilluar koordinimin e nevojshëm për të thënë fjalë në mënyrë korrekte. Në një nivel arsimor, mund të jetë e nevojshme të krijohen plane të individualizuara që marrin parasysh vështirësitë e fëmijës.

Përdorimi i terapisë ekspresive ose teknikave për të promovuar vetëvlerësimin e fëmijës, i cili mund të zvogëlohet nga perceptimi i vështirësive të tyre, mund të jetë gjithashtu shumë i dobishëm. Trajnim i aftësive sociale gjithashtu lehtëson lidhjen e individit me mjedisin. 



Autor: Joan Hall

Përshtati Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,036 Lexime
9 muaj më parë