Planifikimi i orës mësimore 90 minuta

Ditar, gjuha shqipe VII

Ky është një model ditari i realizuar sipas nismës “Tri lëndë në gjashtë orë” nga mësuesja Zarina Najpi, shkolla “Agim Tafili” Berdicë. Tema “Pas vdekjes. A. Z. Çajupi’, lënda gjuha shqipe VII, rubrika të lexuarit.

Mësuesja: Zarina NAJPI    

Data: __________________

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë - shqipe

Shkalla: III

Klasa: VII

Rubrika: Të lexuarit 

Ora I: Tema mësimore: Pas vdekjes. A. Z. Çajupi  

Ora II: Tema mësimore: Pas vdekjes. A. Z. Çajupi 

Situata e të nxënit: 

Ora I: Komedia

Ora II: Humori

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:

  •  Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit 
  •  Kompetenca e të menduarit
  •  Kompetenca e të nxënit 

Rezultatet e të e nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Tema I 

- dallon si komedinë, si lloj letrar

- tregon brendinë e tekstit dramatik

- lidh  mesazhin e tekstit dramatik

Fjalët kyçe: Komedi, personazh komik, humor, dialog.

Burime: Teksti, materiale informative për autorin, fotografi, veshje.


Tema II

- analizon karakterin e personazheve nëpërmjet fjalëve që thonë

- dallon veçoritë e dialogut në fragment

- zbulon gjuhën e komedisë

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurikulare: artet

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënit: stuhi mendimi, lexim me role, diskutim, punë në grupe, diskutim

Organizimi i orës së mësimit (45min)

- Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: 

Stuhi mendimi

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë çfarë dinë lidhur me komedinë

Ndërtimi i njohurive të reja 

Prezantimi i temës së re 

Mësuesi/ja prezanton titullin e temë së re dhe autorin. Flitet shkurtimisht për jetën dhe veprën e autorit.

Lexim me role

Mësuesi/ja ndan rolet dhe u kërkon nxënësve të nënvizojnë pjesën që ju pëlqen më shumë ose që i bën për të qeshur. 

-  Fjalë dhe shprehjet e reja

- U kërkohet nxënësve të nënvizojnë fjalët e reja. Shpjegohen ato.

- Pyetje rreth të kuptuarit

- Cila është tema e bisedës mes dy personazheve?

- Pse janë të shqetësuar ata? 

- Ç’ përmbajtje kishte nekrologjia e Lulushes? 

- Cila është arsyeja e pakënaqësisë dhe zemërimit të Adham-Utit?  

- Ritregimi i brendisë e tekstit. 1-2 nxënës thonë me fjalët e tyre brendinë e tekstit. 


Mesazhi 

Mësuesi/ja pyet: Cili është mesazhi që merrni nga kjo komedi?  

Pyetje( Diskutim)

Vesi që godet Çajupi është shtirja e njerëzve, ku përmes situatave komike demaskon mediokritetin, mendësitë e prapambetura, njerëzit dritëshkurtër që shqetësohen për kotësira.

-Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura.

 

Diskutim 

− A ju pëlqeu ky tekst? Pse? 

− Çfarë ju pëlqeu më shumë? 

− Çfarë përjetuat ju ndërsa e lexuat atë pjesë?


Organizimi i orës së mësimit (ora  e dytë) 45 min

Ndërtimi i njohurive të reja: Punë në  grupe

Humori është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurit duke paraqitur anët argëtuese të realitetit. Teknikat humoristike përfshijnë: lojërat e fjalëve, batutat, si dhe shprehjet e ekzagjeruara.


Grupi 1:

- Cila është ideja që përcillet nëpërmjet kontrastit në paragrafin e dytë? 

- Monologu i mbretëreshës Teutë është madhështor dhe dramatik. 

- Këtë dimension e krijon: ○ personazhi kryesor; ○ tema; ○ mjedisi; ○ subjekti?.  


Grupi 2:

- Përcaktoni në tekst: kohën e foljeve dhe vetën e rrëfimit. 

- Dalloni në tekst: fjalitë mohore, fjalitë lejore, fjalitë pyetëse, fjalitë urdhërore, fjalitë pa folje.


Grupi 3:

- U kërkoj nxënësve të komentojnë thënien e mëposhtme:

“Madhështia e shpirtit duron me dinjitet padrejtësitë”. Demokriti 

- Bazohuni në shembuj nga historia, letërsia apo shkenca, duke përmendur figura të shquara, që frymëzojnë njerëzimin.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Diskutim

Nxënësit gjejnë pjesët që ju pëlqejnë më shumë dhe që i bëjnë për të qeshur dhe diskutojnë rreth tyre.


Vlerësimi: Vlerësoj nxënësit  për dallimin e komedisë, si lloj i tekstit letrar, për zbërthimin dhe rrëfimin e brendisë të tekstit dramatik, për formulimin e mesazhit të tekstit dramatik, për gjykimin dhe vlerësimin e mesazhit të komedisë, për interpretimin e saj.


Detyrë shtëpie: Përzgjidhni  fjalët dialektore dhe ato që mendoni se kanë një vlerë të ndryshme  nga gjuha standarde. Kthejini në standard.

(Portali Shkollor)

9,663 Lexime
6 vjet më parë