Higjiena

Dushi i përditshëm është i domosdoshëm

Gjatë pubertetit hormonet ndikojnë në formimin e gjëndrave të lëkurës, duke prodhuar substanca kimike që shkaktojnë një erë të fortë. Për këtë arsye, dushi i përditshëm është i domosdoshëm

Pyetja e adoleshentit: Është problem nëse nuk bëj dush përditë?

Përgjigjen specialistët:

Gjatë pubertetit hormonet ndikojnë në formimin e gjëndrave të lëkurës, duke prodhuar substanca kimike që shkaktojnë një erë të fortë. Për këtë arsye, dushi i përditshëm është i domosdoshëm, njësoj si për djemtë ashtu edhe për vajzat, të cilat duhet të kenë një higjienë edhe më të madhe në ditët e menstruacioneve.

Momenti i dushit, në mëngjes apo në darkë, varet nga pëlqimet e tua dhe nga stili yt i jetesës. Edhe nëse praktikon sporte, duhet të bësh dush. Është e rekomandueshme të ndërrosh rrobat, si të brendshmet, ashtu edhe të jashtmet, nëse je djersitur.

Kujtesë: deodoranti është një plotësues i higjienës sate, por asnjëherë nuk e zëvendëson atë.

Për njohuri

Këshillohet që të gjitha produktet që përdor të kenë të njëjtën aromë ose të jenë me aromë neutrale. Përzierja e aromave të ndryshme mund të jetë e pakëndshme.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

1,777 Lexime
7 vjet më parë