Fakte që nuk i dini për kuajt!

Veçoria kryesore e hipizmit është kalërimi, ecja me shpejtësi mbi kalë dhe trokëllimi, në të cilën këmba e majtë e përparme takohet me këmbën e pasme të djathtë, e kështu me radhë.

1. Kuajt mund të flenë si të shtrirë në tokë, ashtu edhe në këmbë.
2. Kuajt e sapolindur mund të bëjnë një vrap të shkurtër.
3. Kuajt shtëpiakë mund të jetojnë mesatarisht rreth 25 vjet.
4. Në shekullin e 19-të, kali i quajtur “Old Billy” jetoi 60 vjet.
5. Kuajt kanë rreth 205 kocka në skeletin e tyre.
6. Kuajt janë barngrënës.
7. Kuajt mund të kalërojnë me një shpejtësi 44 km/h.
8. Shpejtësia më e madhe, rekord, që arriti një kalë ishte 88 km/h.
9. Në të gjithë botën numërohen rreth 60 milionë kuaj.
10. Shkencëtarët mendojnë se kuajt kanë evoluar rreth 50 milionë vjet më parë, nga një krijesë shumë herë më vogël.
11. Ponit janë kuaj të vegjël


Hipizmi - gara me kuaj

Në lojën sportive të hipizmit zbulohet edhe lidhja e vjetër ndërmjet njeriut dhe kalit, që të dy protagonistë të garës, ku shpalosen aftësitë dhe shpejtësia.

Veçoria kryesore e hipizmit është kalërimi, ecja me shpejtësi mbi kalë (në shesh apo me pengesa) dhe trokëllimi, në të cilën këmba e majtë e përparme takohet me këmbën e pasme të djathtë, e kështu me radhë.

Në garat e hipizmit duhet të jesh njësh me kafshën tënde. Juria vendos pikët në fund, duke pasur parasysh çiftin kalorës-kalë.

Pengesat janë me vështirësi të ndr yshme, duke pasur kështu dhe penalizime. 
Këto penalizme vijnë kur ndonjëri nga trarët rrëzohet nga kali, qoftë edhe pjesërisht etj.

Njëri nga kuajt më të famshëm në botë është italian. Ai ka lindur në një fermë në Ferrara, dhe mban e emrin e rrugës parisiene, në të cilën ndodhet ambasada italiane. 

Ky kalë ka fituar dy edicione të “Grand Prix” të ShBA-së, aktiviteti më i rëndësishëm në këtë sport.

4,497 Lexime
3 vjet më parë