Falënderime për mësuesit dhe mirënjohje
Letrat dhe lulet, buzëqeshjet dhe lëvdatat, fjalët dhe vështrimet ngazëlluese… format më të thjeshta për të treguar mirënjohje tek mësuesit. Nxënësit nuk kanë përse të shqetësohet për ornamente dytësore. Falënderimet mjaftojnë të jenë të sinqerta për punën dhe misionin e tyre.
7 Marsi njihet si Dita e Mësuesve vetëm në vendin tonë, për të na kujtuar punën kolosale të intelektualeve të cilët luftuan mbi vështirësitë e kohës për të hapur Mësonjëtoren e parë shqipe në 1887. Rruga drejt dijes vijon e pandërprerë. Vitet e fundit kanë rezultuar një maratonë për të gjithë mësuesit, orët e gjata pa ndërprerje dhe në gatishmëri të transmetimit të dijes. Lufta me virusin nuk i pengoi mësuesit, të cilët përvetësuan platformat alternative, duke mposhtur ngërçet teknologjike dhe punuar natë e ditë. Letrat dhe lulet, buzëqeshjet dhe lëvdatat, fjalët dhe vështrimet ngazëlluese… format më të thjeshta për të treguar mirënjohje tek mësuesit. Nxënësit nuk kanë përse të shqetësohet për ornamente dytësore. Falënderimet mjaftojnë të jenë të sinqerta për punën dhe misionin e mësuesve të vendit tonë.
Faleminderit mësues:
- Për tolerancën e treguar, duke duruar me qetësi lojërat tona, të qeshurat dhe prapësitë e treguar gjatë orëve mësimore.
- Për përmirësimin e jetëve tona, duke na dhuruar dije dhe njohuri të reja.
- Për kujdesen e treguar, duke u interesuar për mirëqenien tonë brenda dhe jashtë klase.
- Për ndihmën e treguar, duke u përpjekur të bësh përmirësim në shumë vese dhe zakone të gabuara.
- Për argëtimin dhe organizimin e orëve mësimore, duke e shndërruar lëndën në të preferuarën time.
- Për pritshmëritë e larta që ju keni dhe optimizmin e treguar duke na ndihmuar të rritemi.
Mësuesit janë shembujt më të mirë për t’u ndjekur
Roli i mësuesit në jetën e secilit nxënës përcakton një model të caktuar frymëzimi mbi të ardhmen. Mësuesit shikohen jo vetëm si prindër të dytë, për shumë nxënës janë edhe miq të mirë, shembuj për tu ndjekur, terapistë të shkëlqyer. Metodikat mësimore dhe këshillat e dhuruara janë ato që mbesin gjatë në memoriet e nxënësve, për shkak të origjinalitetit të mësuesve, apo formave kreative të tejçimit të dijes.
Nxënës dhe studentët janë mirënjohës për këshillat e vlefshme gjatë orëve mësimore, duke veçuar disa nga pikat më të forta të mësuesve.
- Duke i lënë nxënësit të të njohin më mirë. Kjo shërben si faktor pozitiv në lidhjen e urave të besimit dhe transparencës. Ky hap u lejon nxënësve të krijojnë një mendim më pozitiv ndaj figurës së mësuesit.
- Të qënurit i sjellshëm. Transmetimi i dijes me seriozitet të thekur, apo me nota dominance krijon krisje tek dëshira për mësimnxënie. Mësuesit e sjellshëm dhe të hapur për diskutime, shpesh duke mësuar nga vetë nxënësit, tregon se klasa shënon progresin e kërkuar arsimor.
- Të qënurit i drejtpërdrejtë. Kjo karakteristikë çmohet nga nxënësit, paçka se përthithet më me vështirësi. Nëse një grup nxënësish shfaqin paqëndrueshmëri të përsëritur në orët mësimore, atëherë komunikimi mbi këto problematika bëhet për të gjetur faktorët ndikues.
- Të qënurit origjinal. Ky tipar thekson pikat e forta të mësuesit, pa qenë e nevojshme të bazohet tek profesorët e tjerë, apo preferencat e nxënësve. Ky shembull i tregon nxënësve se të qënurit vetvetja vlen mbi gjithçka.
- Ndarja e historive si bonus në shpjegim. Nxënësit pajtohen në masë duke u shprehur pozitiv ndaj historive të ndara gjatë orëve mësimore. Mësuesit të cilët i konkretizojnë teoritë me shembuj praktike dhe histori argëtuese, padyshim e transformojnë mësimin në nivele të admirueshme për nxënësit.
- Humori dhe argëtimi. Postura e seriozitetit pa dyshim reflekton stepje përpara se të transmetojë respekt. Humori dhe argëtimi për çështje aktuale, batuta mbi tematika të ndryshme ndikojnë në gjendjen emocionale të klasës dhe përmirësuar atë.
- Të hapur për të mësuar. Roli i mësuesit është një proces i hapur, duke u përditësuar me lajme dhe metodike të reja çdo ditë. Nxënësit i vlerësojnë mësuesit e hapur, të interesuar për të mësuar dhe kuptuar gjëra të reja, duke mos e marrë për dobësi kur mësuesi pyet mbi të reja teknologjike dhe jo vetëm, sporti, arti, kultura, gjithçka. Ky faktor tregon se rruga drejt dijes është e pambarimtë dhe ndodh në çdo moshë pa përjashtim.
Përgatiti: Xhoana Jaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"Kur mësuesit zihen ngushtë nga reagimet e papritura të nxënësve"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Dita Botërore e Shëndetit Mendor: Shëndeti Mendor është një e Drejtë Universale e Njeriut