Emocionet

Fëmija juaj ka shpërthime? Disa këshilla për “Tantrum-et”

Tantrum tek fëmijët konsiderohet një stuhi e fortë emocionesh, të cilat zakonisht janë zemërimi, humbja, zhgënjimi, inati etj. Këshillat e mëposhtme janë për prindërit, por vlejnë edhe për mësuesit e edukatorët.

Kush është prind e di shumë mirë si janë ato momentet e frikshme kur fëmija humb kontrollin dhe nervat e tij. Nga aspekti psikologjik ky shpërthim quhet Tantrum. 

Tantrum tek fëmijët konsiderohet një stuhi e fortë emocionesh, të cilat zakonisht janë zemërimi, humbja, zhgënjimi, inati etj. Tek të vegjlit, ky shpërthim emocional mund të çojë në të qarë, ulërimë,  goditje, hedhje të gjërave, ose mbajtje fryme.

Sipas moshave të caktuara, këto shpërthime kanë ulje dhe ngritjen e vetë, ku do të ishte mirë që prindërit të kishin më shumë informacion se si të veprojnë kur të përballen.



Foshnjat vijnë në këtë botë pa njohuri dhe çdo hap drejt zbulimit nuk mund të jetë aq i qetë dhe i lehtë.

Në këtë moshë tantrum-et, zakonisht vijnë nga nevoja ose dëshira të paplota. Tantrum-et ka më shumë të ngjarë të shfaqen tek fëmijët e vegjël kur fillojnë të  duan të kërkojnë pavarësi nga prindërit e tyre. 

Tantrum-et janë disa nga përvojat më të rëndësishme të jetës në skulpturimin e trurit. Të jesh i aftë për të rregulluar emocionet gjatë tantrumeve lejon që të formohen lidhje të duhura të qelizave të trurit.

 


Fëmijët 2-3 vjeç

Fëmijët e kësaj moshe kanë tendencë të kenë shkarkim emocional kryesisht kur janë të mërzitur, por jo më tepër për të  manipuluar prindërit e tyre për diçka që duan të arrijnë.

Ata duan të eksplorojnë botën, të shkojnë kudo dhe të prekin gjithçka. Por në vend që të marrin lëvdata, gjithçka që marrin janë prindërit që bërtasin “jo”, “ndal” dhe “keq” ndaj tyre pa asnjë arsye. Ndaj ata ndihen  të zhgënjyer ose të mërzitur, dhe do të ndiejnë emocione të forta që ende kanë mësuar të kontrollojnë. Ndërsa përgjigja ndaj stresit, si të qarët është nisma që në lindje për arsye të mbijetesës, ku sistemi rregullues për emocionet nuk janë zhvilluar ende. Mungesa e fjalorit për të shprehur gjithashtu shton zemërimin dhe zhgënjimin e tyre.


Fëmijët 3-5 vjeç

Shpërthimet në këtë moshë mund të jetë një kombinim të emocioneve dhe qëllime të paracaktuara të fëmijës. Në varësi të sjelljes së kaluar dhe reagimet e prindërve, disa fëmijë mësojnë të përdorin tantrume si një mjet për të marrë atë që dëshirojnë. Megjithatë duhet theksuar se dhe në këtë moshë, fëmijët nuk janë ekspertë të rregullimit emocional.


Disa këshilla për prindërit

Do ishte më e mira që të mundoheni të parandaloni që këto shpërthime që në momentin e parë kur po i kuptoni disa shenja.

  1. Kushtojini shumë vëmendje dhe kuptoni çfarë ka nevojë në të vërtetë. Shpërblejeni vogëlushin tuaj me lavdërim dhe vëmendje për sjellje pozitive.
  2. Jepini dy mundësi zgjedhje. “A do portokall apo mollë. Në këtë mënyrë, nuk po e detyroni të hajë portokallin me patjetër. Po ashtu shmangni një jo të madhe nga ana e fëmijës.
  3. Mbajini larg objekte të cilat fëmija mund t´i përdorë gjatë momentin të agresivitetit.
  4. Nëse keni mundësi ndryshoni mjedisin. Merrni vogëlushin dhe orientoheni në një aktivitet tjetër. Vetëm pasi të jetë qetësuar flisni me të dhe shpjegoni përse ishte e gabuar ajo sjellje.
  5. Inkurajoheni duke e falënderuar se këtë herë arriti ta përballonte mirë emocionin duke i theksuar se herën tjetër do e ketë më të lehtë. 

 



Nga Marsida Simo (Sociologe)

 

Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,138 Lexime
3 vjet më parë