Droja

Fëmija yt ka turp? Psikologia: Prindër, ja kur duhet të shqetësoheni

Droja me partnerët e njohur social është më shqetësuese sesa droja me të huajt. Është shqetësuese në qoftë se fëmijët tremben përballë fëmijëve të tjerë të moshës së tyre të cilët i takojnë rregullisht.

Shumica e prindërve i mbajnë mend momentet kur fëmijët i kapin nga këmba ose refuzojnë të flasin me të huajt. Por, kur kjo ndalon së qeni një pjesë e natyrshme e rritjes dhe kur bëhet diçka për t’u shqetësuar?

Psikologia australiane Heidi Gazelle ka shpjeguar për “Daily Mail” kur droja bëhet shqetësuese.

Disa fëmijë kanë nevojë për kohë që të afrohen me njerëzit e panjohur dhe angazhohen pas një hezitimi fillestar. Ndërsa fëmijë të tjerë tregojnë drojë të vazhdueshme me kalimin e kohës.

Droja është shqetësuese nëse rezulton se fëmija juaj luan vetëm kur është i rrethuar me grup fëmijësh. Kur fëmijët angazhohen në bashkëveprim me bashkëmoshatarët e tyre ata mësojnë aftësitë që shërbejnë si bazë për zhvillim normal, të tilla si: të kuptojnë ndjenjat dhe perspektivat e njerëzve të tjerë. Mësojnë të bisedojnë, negociojnë, të bëjnë propozime miqësore dhe të shprehin pikëpamjet e tyre në një mënyrë që është e pranueshme për të tjerët.

Droja me partnerët e njohur social është më shqetësuese sesa droja me të huajt. Është shqetësuese në qoftë se fëmijët tremben përballë fëmijëve të tjerë të moshës së tyre të cilët i takojnë rregullisht.

Droja me shokët e klasës tregon se fëmija mund të jetë i shqetësuar për mënyrën se si fëmijët e tjerë e trajtojnë, ose nëse ai do të pëlqehet dhe pranohet.

Fëmijët e ndrojtur kanë më shumë gjasa të përjashtohen dhe të viktimizohen nga fëmijët e moshës së tyre dhe të kenë probleme të lidhin miqësi.

Përjashtimi dhe të viktimizimi janë të dëmshme për shëndetin emocional të fëmijëve, sidomos kur këto situata përsëriten.

Edhe pse droja ka tendencë të jetë po aq e përhapur si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat, djemtë e turpshëm hasin më shumë vështirësi me miqtë sesa vajzat e ndrojtura.

Fëmijët kanë nevojë për ndihmë nga të rriturit për të ndaluar përjashtimin dhe viktimizimin nga fëmijët e tjerë.

Kur prindërit bëhen të vetëdijshëm se fëmija i tyre është duke u përjashtuar ose viktimizuar nga fëmijët e tjerë, ata duhet të kontaktojnë me mësuesin, psikologun dhe të marrin masa për të zgjidhur këtë problem. 

Droja është shqetësuese kur fëmija ankohet se ndihet i vetmuar.

Për shembull, në qoftë se droja e pengon fëmijën tuaj që të marrë pjesë në festat e fëmijëve të tjerë, në ditëlindje apo shkollë, ose e pengon familjen tuaj për të vizituar miqtë, atëherë ju duhet të kërkoni ndihmë nga një psikolog fëmijësh. Ka programe online për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit të përballen me drojën e fëmijëve dhe ankthin.

Prindërit gjithashtu mund të bëjnë shumë gjëra vetë për të ndihmuar fëmijën e tyre të turpshëm. Ata mund të organizojnë lojëra për të ndihmuar fëmijën të bashkohet në një aktivitet jashtë shkollor në grup.

Prindërit gjithashtu mund të bisedojnë me fëmijët rreth miqësisë dhe rolit të saj si një burim inkurajimit dhe ideve konstruktive.

Nëse një fëmijë është i mërzitur në lidhje me një problem me një mik, prindërit mund ta inkurajojnë fëmijën në përpjekje për të zgjidhur problemin në mënyrë që të ruajë miqësinë, në vend që fëmija t’i japë fund miqësisë, si dhe të inkurajojnë fëmijën për të zhvilluar shoqëri të tjera.

4,464 Lexime
8 vjet më parë