SHËNDETI

Fëmijë, ushqehuni shëndetshëm!

Sipas studimeve të fundit, fëmijët e vegjël tani kanë mungesë të lëndëve ushqyese të rëndësishme. Më poshtë ju sjellim lëndët ushqyese, të domosdoshme për mirërritjen e tyre.

Sipas hulumtimit të fundit, fëmijët e vegjël tani kanë mungesë të lëndëve ushqyese të rëndësishme të tilla si:

Kalcium (Ca)

Rreth një e treta e fëmijëve të moshave 4 – 8 vjeç nuk marrin kalcium të mjaftueshëm, sipas statistikave më të fundit. Ata pinë shumë pije artificiale dhe shumë pak qumësht dhe kjo mund të jetë pjesërisht  fajtore. Kalciumi është jetik për zhvillimin e masës kockore, sepse gati të gjitha ndërtohen gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.

Duke qenë i mangët, përveç ndërhyrjes në rritjen e tyre, kjo mund të rrisë rrezikun e osteoporozës më vonë gjatë jetës. Është thelbësore që fëmija të mësojë të konsumojë ushqime të pasura me kalcium.

Shumë ushqime me kalcium të lartë janë gjithashtu të pasura me vitaminë D, e cila jo vetëm që forcon kockat, por mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 1 dhe sëmundjeve të tjera.

Burimet më të mira të kalciumit:

Djathi

Kosi

Qumështi

Drithërat e plotë

Kefiri

Brokoli

Vitamina E


80 % e fëmijëve nën moshën 8 vjeçare – përfshirë dy të tretat e fëmijëve në moshën parashkollore, kanë mungesë të vitaminës E. Vitamina E vepron si një antioksidant, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimi.

Burimet më të mira:

Avokado

Arrat

Gjalpë kikiriku

Fara luledielli

Vajra bimore

Salcë domatesh

Spinaqi

Patatet e ëmbla


Fibrat

Një dietë e pasur me fibra ndihmon në mbrojtjen e fëmijëve nga një sërë sëmundjesh kronike më vonë në jetë. Rekomandimi zyrtar është që fëmijët të marrin 19 – 25 gram fibra në ditë.

Për shembull, një 4 vjeçar duhet të marrë të paktën 9 gram fibra në ditë – kjo është sasia që përmbajnë dy feta bukë nga gruri i plotë, gjysmë filxhani luleshtrydhe ose gjysmë filxhani oriz.

Burimet më të mira:

Frutat (mjedra, manaferra, dardha, portokalli dhe molla)

Drithërat e plotë

Bollguri

Misri

Farat e lirit, arrat

Patatet e ëmbla


Kaliumi (K)

Fëmijët po marrin më pak se 60 % të dozës së rekomanduar të kaliumit – pjesërisht sepse shumë prej tyre nuk përfshijnë sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve në dietën e tyre. Kaliumi është një lojtar kyç në ruajtjen e bilancit të shëndetshëm të lëngjeve dhe presionit të gjakut dhe në ndihmën e muskujve për t’u kontraktuar.

Burimet më të mira:

Banane

Portokall dhe lëng portokalli

Patate të bardha dhe të ëmbla

Kos

Qumësht

Mjaltë

Kajsi të thata

Domate, salcë domate

Peshku


Hekuri (Fe)

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se deri në 20 % e fëmijëve të moshave 1-3 vjeç nuk marrin mjaftueshëm hekur. Hekuri i ulët është veçanërisht i zakonshëm në mesin e fëmijëve mbipeshë, të cilët mund të kenë dietë të lartë në kalori, por të dobët në lëndë ushqyese.

Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të mbartin oksigjenin në qelizat në të gjithë trupin dhe luajnë rol në zhvillimin e trurit – dhe një defiçit kronik mund të shkaktojë probleme të të mësuarit dhe sjelljen. Mjekët nuk janë të sigurt pse, por nivelet e ulëta të hekurit, rritin rrezikun e helmimit nga plumbi për shkak të rritjes së absorbimit të plumbit në gjak.

Burimet më të mira:

Karkalecat e detit

Mishi i kuq organik

Pula dhe gjeli i detit organik

Thjerrëzat

Spinaqi

Patatet

Arrat

Rrushi i thatë

Buka e zezë



(Portali Shkollor)

1,974 Lexime
5 vjet më parë