SHËNDETI I MËSUESIT

Mësues, ja si mund të ruani zërin tuaj

Zëri është mjeti më i fuqishëm mësimor që ju mësues dispononi dhe këto këshilla të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të ruani kordat tuaja të zërit, të cilat ju duhen çdo ditë në formën më të mirë të mundshme, për të përcjellë mësimin ashtu siç duhet.

Zëri është mjeti më i fuqishëm mësimor që ju mësues dispononi dhe këto këshilla të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të ruani kordat tuaja të zërit, të cilat ju duhen çdo ditë në formën më të mirë të mundshme, për të përcjellë mësimin ashtu siç duhet. 


• 20% e mësuesve raportojnë se kanë mjaftueshëm probleme me zërin, madje 10% e tyre janë të detyruar të largohen nga profesioni për shkak të këtij problemi. 

• Shumica e problemeve me zërin rregullohen lehtësisht.

• Nga pushimi deri tek të qëndruarit i hidratuar, përdorni këto këshilla për të ruajtur zërin tuaj.


Duke folur gjatë gjithë ditës, edhe për shkak të akustikës së dobët apo ajrit që shkaktohet në klasë, mësuesit herë pas here kanë probleme me zërin. Me këtë problem, ndeshen çdo ditë në profesionin e tyre. Që nga e folura me zë të lartë, e bërtitura e deri te pëshpërimat, mësuesit e gjejnë veten duke u çjerrë, e duke iu marrë zëri. 


Sipas akademisë amerikane të otorinolaringologjisë, më shumë se gjysma e mësuesve zhvillojnë një disfunksion të kordave zanore gjatë jetës së tyre. "Qeniet njerëzore mësojnë më mirë me një sinjal të pastër dëgjimi" shpjegon Steven Sims, drejtor i Institutit të Çikagos për Kujdesin e Zërit. "Kur një mësues ka nyje ose ënjtje në kordat vokale, ose kur zërat e tyre janë të ashpër, studentët nuk e perceptojnë atë sinjal, kështuqë ata humbasin një pjesë të asaj që thotë mësuesi".


Problemet me zërin nuk janë një rrezik i pashmangshëm në punë. Kur ato ndodhin, shumica janë rregulluar lehtë. Nëse pini duhan, ndalojeni këtë rutinë sepse rrit rrezikun e kancerit të laringut dhe shkakton inflamacion, çka e bën zërin të jetë i dendur, i ashpër dhe i dobët. 


Më tej zbatoni këshillat e mëposhtme për ruajtjen e zërit:

1. Hidratohuni duke pirë sa më shumë lëngje. 

Lagështia ndihmon në lubrifikimin e kordave. Kufizoni ato pije të cilat janë dehidratuee si: kafe, çaj, pije me gaz dhe alkool. Konsumoni sa më shumë lëngje frutash dhe qumësht, sepse do të ndihmojë mukozën tuaj. 


2.Trajtimi me avull. 

Përdorimi i një avulloreje personale në klasë, mund të jetë shumë e dobishme, veçanërisht në klasë, aty ku ajri thahet herë pas here. Muajt e dimrit janë më të vështirë. Jo vetëm për shkak të ftohtit, por edhe për shkak të ajrosjes dhe ambientit që krijon ngrohsja, sepse nxehtësia krijon tharje të ajrit. 


3. Pushoni sa herë mundeni. 

Mundohuni të pushoni zërin tuaj, duke marrë pushime 15 minutëshe. Përdorni një zile (në vend të zërit tuaj) për të tërhequr vëmendjen e nxënësve. 


4. Higjena e fytit

Kur pastroni fytin tuaj me shumë forcë, krijon acarim. Mënyra më e mirë është me ujë dhe me shumë ngadalsi, sa herë që keni mundësi. 


5. Këshillohuni me një specialist.

Kushdo që e ka zërin e tij një mjet pune, duhet të sigurohet që kordat vokale i ka të shëndetshme dhe duhet të identifikojnë faktorët e mundshëm të rrezikut para se të zhvillohen problemet reale. Nëse hasni probleme me zërin dhe kuptoni që këto kura të bëra në kushte shtëpie dhe vetjake nuk ju vijnë në ndihmë, atëherë këshillohuni me një terapist të zërit. Disa nga këto shenja, që ju detyrojnë të lini një takim me një specialist janë: tharje shumë e shpeshtë e fytit, dhimbje gjatë kohës që përtypeni, humbje e kontrollit vokal, marrje e zërit në një itensitet të shpeshtë, etj. 



(Përktheu Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

11,010 Lexime
4 vjet më parë