“Fëmijët e dhunuar janë fëmijë dhunues”

Përdorimi i dhunës ndaj fëmijëve mund të ketë shumë pasoja. Përveç pasojave fizike që janë të dukshme dhuna sjell pasoja të rënda psikologjike.

Dhuna ndikon në nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijës. Një fëmijë që dhunohet mund t’i kultivohet frika, ndjenja e fajit dhe e turpit, ndjenja të pakënaqësisë, vetmisë, pesimizmi, lëndimi, fyerje, ndroje, nervozizmi, humbje besimi në vetvete, dëmtim të vemendjes etj.

Një fëmijë i cili dhunohet në mes të klasës nga mësuesja e tij merr inat mësuesen, humb interesin për lëndën dhe zhvillon ndjenja të forta inferioriteti.

Nga ana tjetër një fëmijë i dhunuar mund t’ia kthejë dhunuesit me të njëjtën monedhë, pra të ushtrojë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhunuesit. Pra, një pasojë tjetër e dhunës është kultivimi i sjelljes së dhunshme. Fëmijët e dhunuar janë fëmijë dhunues.

Nëse shkolla është institucioni në të cilin ne çojmë fëmijët tanë të edukohen dhe papritur përballemi me mësues dhunues, atëherë qëllimi i shkollave nuk plotësohet dhe rrisim kështu një brez dhunues.

(Nga Blerina Luli, psikologe)

3,061 Lexime
8 vjet më parë