Përpjekje për normalitet

Fëmijët të pabindur ndaj rregullave të distancimit? Ja se çfarë mund të bëni ju si prindër

Nëse ju si prindër ndiheni të pasigurt dhe të frikësuar për shëndetin e fëmijës tuaj, ne ju ftojmë të lexoni disa nga këshillat tona në lidhje me situatën të cilën po kalojmë. Në këtë mënyrë fëmija juaj do t'i bindet rregullave të distancimit social dhe ju si prindër do arrini lumturinë.

Dita e sotme i ka gjetur në një normalitet aspak të zakonshëm si prindër, mësues por më së shumti fëmijët. 


Por sa arritën ata t'i zbatojnë me përpikmëri rregullat e distancimit social?


 A janë mjaftueshëm të ndërgjegjësuar fëmijët për mbajtjen e maskës?


 A do mundet fëmija juaj që gjatë një loje me shokët e tij, nga pavetëdija t'i  kërkojë shokut të tij për të ndëruar maskën, pasi mbase maska e shokut i është dukur më tërheqëse? 


Po, sepse duke qenë se do fëmijëve do t'u duhet t'i mbajnë gjatë orës mësimore maskat , prindërit për tu përpjekur që  t'i  bindin fëmijët e tyre  i kanë pajisur fëmijët e tyre, me maska me dekore?


Po nëse realiteti do të jetë ndryshe nga ajo që është planifikuar në lidhje me distancën sociale dhe fëmijët nuk do t'i binden rregullave të distancimit, dhe ju si prindër do t'ju duhet që t'i mësoni rregulla të reja?


Në mënyrë që dhe ju si prindër të ndiheni të qetë dhe të sigurt që fëmija juaj do t'i bindet rregullave, atëherë mësoni që t'i  edukoni vazhdimisht ata me këto rregulla  në këto kohë të vështira pandemie. 


Rregulli  1. Siguroni një kornizë të rregullave themelore që fëmija juaj duhet të ndjekë

Rregullat themelore mund të përfshijnë kur mami dhe babi mbajnë vazhdimisht maskën në ambientet publike. Janë të kujdeshëm në mbajtjen e distancës sociale.Paraqisni këto rregulla në një mënyrë miqësore për fëmijët, në mënyrë që fëmijët tuaj t'i  kuptojnë ato.


Rregulli 2. Shpjegojini fëmijës tuaj se rregullat janë të rëndësishme për t'i mbajtur njerëzit të sigurt dhe të lumtur

Kur të gjithë ndjekin rregullat, njerëzit shpesh nuk lëndohen dhe njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi dhe respekt. Tregojini fëmijës tuaj se prindërit kanë një punë të rëndësishme për t'i mbajtur fëmijët të sigurt dhe se rregullat ekzistojnë për t'u siguruar që askush mos të ndihet i pasigurt nga virusi COVID-19 . Shpjegoni se respektimi i rregullave të distancës  është se si ata të ndihen të sigurt.


Rregulli 3. Mësojini fëmijëve tuaj sjelljen e gabuar për t'u dhënë mësim 

Pasojat natyrore shpesh janë mënyra më e mirë për të mësuar bindjen. Mësimi i shkakut dhe pasojës është aq i natyrshëm sa fëmijët e kuptojnë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi. Nëse fëmija juaj do të kuptojë se nësë mos mbajta e maskës do t'i bëjë ata që mos shkojnë në shkollë, dhe se mund të sëmuren atëherë ata do të ndërgjegjësohen per respektimin e masave.


Rregulli 4. Zbatoni rregullat vazhdimisht, çdo herë, në mënyrë që fëmijët tuaj të mësojnë atë që prisni

Kjo eliminon çdo pasiguri ose dyshim në mendjen e fëmijëve për atë që është e pranueshme dhe e papranueshme. Por nëse ata do të shohin se vetë ju si prindër jeni të përgjegjëshëm dhe ata do të mësojnë nga përgjegjshmëria juaj.


Rregulli 5. Dëgjoni nëse fëmija juaj ka nevojë të komunikojë se si ndihet rreth situatës së pandemisë 

Pasi ta keni dëgjuar, fëmija  juaj, do të shkojë butësisht  drejt bindjes, pra rregullat që ai po zbaton janë në të mirë të tij. Dëgjimi dhe kuptimi shpesh e ndihmon një fëmijë të lëvizë përmes rezistencës drejt bindjes.


Rregulli 6. Falënderoni fëmijën tuaj kur  ju bindet

 Përforcimi pozitiv i sjelljes që dëshironi do ta motivojë fëmijën tuaj të përsërisë këtë bindje. Njerëzit zakonisht e duan dëgjimin e lavdërimit, i cili ka një efekt të fuqishëm në motivim. Ndaj falenderoni fëmijët tuaj që ata janë duhe zbatuar rregullat e distancës.


Rregulli 7. Vendosni një shembull të duhur në lidhje me respektimin e rregullave që fëmija juaj ta shohi 

Shembulli juaj i  prindërimit  është fuqishëm efektiv për të motivuar sjelljet që dëshironi.Kur fëmijët tuaj kuptojnë se  rregullat e distancimit social duhen zbatuar, ata do të kuptojnë rëndësinë e bindjes.


Përgatiti: Marina Kërçeli



Burimi: Marrë nga sajte të huaja mbi edukimin e fëmijëve

 © Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,577 Lexime
3 vjet më parë