Siguria në internet

“Firewall” dhe kontrolli prindëror

Ky punim është përmbledhje e mendimeve dhe ideve më kryesore të nxënësve të klasave të 5-ta (Shkolla “Tahir Hoxha”, Klos), në lëndën e TIK-ut, të cilët përmbushën synimin e detyrës së shtëpisë “Bisedoni me prindërit për ueb-sitet me elementë të papërshtatshme dhe si të mbrohemi prej tyre”.

Vatra familjare ka rëndësi jetike për rritjen e një gjenerate të shëndoshë dhe sigurimin e një sistemi shoqëror ose të një strukture të shëndoshë.  

Mbikëqyrja dhe përkujdesja për fëmijët duhet të vijojë në shtëpi, në shkollë, në sendet e vizatuara, në ueb-sitet që vizitojnë, … ,etj.


Karakteri i fëmijëve është i tillë që thith dhe bën për vete shumëçka. Mendimtarët shprehen: “Para se kokat e fëmijëve të nxënë gjëra të panevojshme, të dëmshme, duhet të vendosen gurët e mëdhenj e themeltarë në rend të parë”.


Me zhvillimet e vrullshme teknologjike fëmijët ndeshen shpesh me ueb-site nga më të ndryshmet dhe nuk mund të vendosin vetë se cilët prej tyre janë të përshtatshme të përdoren.

Prindërit janë personat e parë me të cilët duhet të këshillohen fëmijët për kërkimet në internet. Ata shpesh përgatisin dhe zbatojnë checklist-e rregullash me përmbajtje si më poshtë:

1 – Disa biseda edukimi 

2 – Disa rregulla themelore (p.sh internet të përdoret pasi të kenë mbaruar mësimet, detyrat shkollore)

3 – Pozicioni i kompjuterit (në vend qendror)

4 – Kufizimet kohore (p.sh 1-2 orë në ditë)

5 – Sjellje të përgjegjshme dhe të sigurta online (p.sh fëmijët nuk duhet t’ua japin të dhënat personale njerëzve të panjohur në internet, etj).


Çfarë mund të shtohet në check-listën e tyre ?


6 –Të rriturit gjithashtu mund të instalojnë programe të cilat nuk lejojnë hyrjen në faqe të caktuara. Këto programe quhen Firewall (mure kundër zjarrit) dhe mbrojnë nga rreziqet. Këto programe mund të jenë harduer ose softuer, të cilat bllokojnë përmbajtje me elemente të papërshtatshme për moshën dhe edukatën fëmijërore. Firewall –et  parandalojnë aksese të paautorizuara (në distancë) p.sh e-mail-et nga adresa të panjohura. 

7 – Parental Controls (Kontrolli prindëror )~ është një mundësi që e ka vetë sistemi i shfrytëzimit Windows. Ndërsa për: Androidë, PS4, Xbox One, Nintendo Switch kontrolli prindëror mundësohet nëpërmjet rubrikave të System Settings. 


Shënim: Ky punim është përmbledhje e mendimeve dhe ideve më kryesore të nxënësve të klasave të V-ta (Shkolla “Tahir Hoxha”, Klos), në lëndën e TIK-ut, të cilët përmbushën synimin e detyrës së shtëpisë “Bisedoni me prindërit për ueb-sitet me elementë të papërshtatshme dhe si të mbrohemi prej tyre”. 


Pranoi idetë e nxënësve, mësuesja e lëndës: Xhuljeta Kaziu



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,709 Lexime
1 vit më parë