SUGJERIME

Fitoni kohë gjatë një orë mësimore, duke ndjekur disa hapa

Menaxhimi i klasës është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen mësuesit e rinj dhe madje edhe ata me përvojë. Mbajtja e nxënësve të interesuar kërkon një mori aftësish.

Gjatë një ore mësimore, mësuesi mund ta shkëpusë shumë herë shpjegimin e mësimit, sepse duhet të merret njëkohësisht me organizimin, menaxhimin e klasës, përcjelljen e dijeve, etj. Ju mund të fitoni kohë duke ndjekur vetëm disa hapa të thjeshtë. 



Filloni mësimin në kohë


Kur zilja bie, klasa fillon të gumëzhijë. Menjëherë duhet nisur nga udhëzimet e drejtpërdrejta, pa humbur kohë. Mjafton një javë për t’u mësuar me këtë rutinë. Kur klasat fillojnë saktësisht në kohë, krijohet një atmosferë përgjegjësie dhe rendi. 



Mos i qortoni nxënësit, por veproni në heshtje


Më parë, kur një nxënës shfaqej pa stilolaps, tekst shkollor ose fletore, mësuesit do kalonin shumë kohë duke i qortuar. Tashmë bëni një shkëmbim të qetë, pa shumë zhurmë. Të gjitha lëvizjet bëjini në heshtje, pasi vogëlsira të tilla ju vjedhin shumë kohë. 



Mos kini për qëllim të zini ngushtë nxënësit


Për një pyetje të vetme, ju mund të angazhoi shumë nxënës, por duhet ta kuptoni që këta nxënës pas kthimit të përgjigjes enden nëpër mendimet e tyre, pa e patur mendjen  tek mësimi. Në rast se keni ndërmend të thërrisni dy herë rradhazi emrin e një fëmije, mos e bëni, pasi ai me siguri nuk po ju ndjek dhe do të ndihet i turpëruar. Qëllimi juaj nuk është “të skuqni” nxënësit tuaj, por të ruani dinamikën e punës. Nëse një nxënës nuk e di përgjigjen, pyet dikë tjetër.  



Flisni me qetësi gjatë kohës që frenoni sjelljet e papranuara


Nëse vini re një sjellje të papranueshme nga nxënësi, mos ulërisni në mes të klasës. Kjo do i tërhiqte vëmendjen gjithë klasës dhe do ishte e vështirë ta organizoni sërish klasën tuaj. Ndaj, shkoni afër nxënësit dhe përkuluni. Me një zë të qetë dhe plot respekt kërkojini të qetësohet apo të sillet brenda normave. 



Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: https://www.wgu.edu/heyteach/article/5-classroom-management-tips-seem-counterintuitive-01703.html


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,143 Lexime
3 vjet më parë