Fletë pune në mbështetje të zhvillimit të aftësive të nxënësve me nevoja të veçanta nga Xhensila Kokoshi
Portali Shkollor Albas sjell falas fletë pune të përgatitura nga mësuesja e arsimit special Xhensila Kokoshi, për nxënës me nevoja të veçanta. Materialet mbulojnë aftësi gjuhësore, matematikore, emocionale dhe krijuese, duke e bërë mësimin argëtues dhe gjithëpërfshirës.
Portali Shkollor ka kënaqësinë t’ju ofrojë një set të pasur fletësh pune të përgatitura nga mësuesja me përvojë të gjatë në mësimdhënien e arsimit special, Xhensila Kokoshi. Këto materiale janë falas dhe janë krijuar për të mbështetur punën e mësuesve ndihmës, prindërve dhe mësuesve të tjerë, duke u ofruar materiale mbështetëse praktike për të punuar me nxënësit me nevoja të ndryshme.
Në mungesë të një kurrikule apo programesh të posaçme për nxënësit me aftësi të kufizuara, fletët e punës vijnë si një mjet praktik dhe gjithëpërfshirës për:
• Përforcimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve në mënyrë tërheqëse dhe kreative.
• Përshtatjen e detyrave sipas nevojave individuale dhe nivelit të nxënësit.
• Zhvillimin e kompetencave pedagogjike, njohëse, psikologjike dhe estetike në procesin e të nxënit.
Fletët e punës mbulojnë fusha të ndryshme të të nxënit dhe zhvillimit: nga aftësitë gjuhësore dhe të folurit, konceptet matematikore dhe njohja e numrave, vlerësimi i emocioneve dhe situatave, njohja e mjedisit dhe e objekteve përreth, deri tek aktivitetet krijuese dhe vizuale që stimulojnë kreativitetin dhe mendimin logjik. Çdo fletë është e dizajnuar për të qenë e thjeshtë, e kuptueshme dhe e ilustruar, duke e bërë mësimin një eksperiencë gjithëpërfshirëse dhe argëtuese për nxënësit.
Të gjithë materialet mund të aksesohen dhe shkarkohen nga Drive në këtë link: https://drive.google.com/drive/folders/1XVhIyRGGlunYkKAOkA2KIX_v749krRRF
Këto fletë pune janë një ndihmë e vyer për të krijuar veprimtari gjithëpërfshirëse, të personalizuara dhe kreative, duke mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien gjithëpërfshirëse.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele testesh VANAF për vitin shkollor 2025-2026
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat