Standardet profesionale

Formular vetëvlerësimi për drejtorin e shkollës

Vetëvlerësimi është procesi përmes të cilit dikush mund të gjykojë efektivitetin dhe përshtatshmërinë e performancës së tij, pasojat, njohuritë dhe besimet për qëllime vetëpërmirësimi.

Vetëvlerësimi

Vetëvlerësimi është procesi përmes të cilit dikush mund të gjykojë efektivitetin dhe përshtatshmërinë e performancës së tij, pasojat, njohuritë dhe besimet për qëllime vetëpërmirësimi.


Duke menduar rreth punës që bën, çfarë nuk funksionon dhe çfarë lloji ndryshimi mund ta bëjë të jetë më i suksesshëm, rriten shumë gjasat që të mësojë se si të përmirësohet dhe, në fakt, si t'i bëjë përmirësimet. Provat tregojnë se vetëvlerësimi është komponent thelbësor i procesit të vlerësimit dhe inkurajohet fuqimisht të realizohet. Për më tepër, vetëvlerësimi mund të ndihmojë drejtorin të synojë fushat për zhvillimin profesional.


Formulari i vetëvlerësimit i drejtorit paraqitet në vijim.

Drejtorët duhet të kryejnë vetëvlerësimin në fillim të vitit shkollor dhe t'i referohen atij gjatë gjithë vitit, për të parë nëse strategjitë e tyre për përmirësimin e performancës janë efektive. Drejtorët nxiten, por nuk kërkohet të ndajnë vetëvlerësimet e tyre me eprorët.


Formular vetëvlerësimi për drejtorin

Udhëzim: Drejtorët duhet ta përdorin këtë formular çdo vit për të reflektuar mbi efektivitetin dhe përshtatshmërinë e praktikave të tyre të bazuar në secilin standard të performancës. Referojuni treguesve të performancës për shembuj e sjelljeve që shpjegojnë çdo standard.


Drejtori: _______________     Data: _________________________


1. Drejtimi i procesit mësimor - edukativ

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke lehtësuar, zhvilluar, komunikuar, zbatuar dhe vlerësuar një vizion të përbashkët për procesin mësimor-edukativ i cili siguron përmirësimin sistematik të arritjeve të nxënësve dhe përmirësimin e shkollës.


Pikat e forta: ________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës:_____________________


2. Atmosfera në shkollë

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke zhvilluar, mbrojtur dhe krijuar atmosferë të nxëni dhe edukimi korrekte, pozitive dhe të sigurt në shkollë për të gjithë nxënësit, personelin dhe të interesuarit e tjerë.


Pikat e forta: ______________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: ______________________


3. Menaxhimi i burimeve njerëzore

Drejtori nxit menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, nëpërmjet ndihmës për zgjedhjen dhe emërimin si dhe duke ndihmuar, vlerësuar dhe ruajtur cilësinë e personelit mësimor.

Pikat e forta:_____________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: __________________


4. Menaxhimi i burimeve materiale dhe financiare

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke mbështetur, menaxhuar dhe mbikëqyrur organizimin, funksionimin dhe përdorimin e burimeve në shkollë.


Pikat e forta: ___________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: _________________


5. Komunikimi dhe marrëdhëniet me komunitetin

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke komunikuar dhe bashkëpunuar në mënyrë efektive me të gjitha palët e interesuara.

Pikat e forta: ________________________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: _________________


6. Profesionalizmi

Drejtori nxit suksesin e të gjithë nxënësve, duke demonstruar standardet profesionale dhe etike dhe duke u përfshirë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional.

Pikat e forta: ______________________________________________

Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës:


7. Arritjet dhe përparimi i nxënësve

Rezultatet e drejtimit të shkollës pasqyrohen në arritje të mira mësimore - edukative dhe të matshme të nxënësve, bazuar në standardet e përcaktuara.


Pikat e forta: ________________________________________________


Fushat ku nevojitet të punohet/ strategji për përmirësimin e performancës: ___________________________________________________________________

(Portali Shkollor)

11,819 Lexime
5 vjet më parë